-
VIDEO
'Fishta me bujtina të reja' | Veri Jug
Fishta me bujtina të reja, ku vendasit i presin turistët sipas ligjit të shkruar në zemrat e tyre: shtëpia e shqiptarit, e mikut dhe e zotit. Personazh i reportazhit është I zoti I bujtines së familjes Koleci. I cili na rrëfen origjinën e tij 400 vjecare nga Oroshi I Mirditës, mandej gatesat tradicionale, dhomat zadrimore, kopshtin me zarzavate dhe bagëtitë që japin produkte bio në sofrën e bujtinës. “Fishta me bujtina të reja”, të djelën, premierë, ora 13.30, në moderimin e gazetarit Agim Pipa.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 6 korrik 2024
Titujt kryesorë të gazetave nga tre Alketat rrëfejnë vampirët e Onkologjikut, hapet tuneli i Llogarasë,21 Janari në SPAK deri te Spanjë Francë gjjysèmfinalja që tërboi gjermanët.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
Konfliktet në familje ende mbetet një plagë në shoqërinë shqiptare. Dy prindër të moshuar kanë përfunduar në qiell të hapur, teksa fëmijët kërkojnë t’i dëbojnë nga shtëpia.
-
VIDEO
Pinxhur me spec, patëllxhanë dhe domate nga zonja Albana
Pinxhur me spec, patëllxhanë dhe domate
Përbërësit:
- 3 kg speca mishtakë
- 1.5 kg domate të pjekura mirë
- 1.5 kg patëllxhanë
- 100 gr hudhra
- 1/4 litër vaj
- Kripë
- Majdanoz
Përgatitja:
Specat i pastrojmë nga farat, i pjekim dhe i qërojmë, gjithashtu edhe patëllxhanët i pjekim. Më pas i presim imët dhe i bashkojmë me domatet e grira në kubikë të vegjël (pasi kemi larguar cipën) dhe hudhrat e shtypura. Në tenxhere të madhe me fund masiv, nxehim vajin dhe në të hedhim perimet e prera, të cilat i lëmë të ziejnë derisa të trashet dhe të avullojë lëngu. I përziejmë herë pas here që të mos ngjiten (pinxhuri mund të piqet edhe në furrë duke e përzier kohë pas kohe). Rregullojmë shijen me kripë, dhe nëse e dëshirojmë pikant shtojmë pak fara speci djegës. Në fund shtojmë majdanozin e prerë imët dhe masën e derdhim në kavanoza të nxehtë. Kavanozat i vendosim në furrë të nxehtë që të formohet një rreshkë, më pas i mbyllim dhe pasi të ftohen i vendosim në vend të ftohtë.
-
VIDEO
Vezë me djathë dhe speca nga zonja Albana
Vezë me djathë dhe speca
Përbërësit:
- 8 speca me tul
- 3 lgj vaj
- 200 gr djathë
- 6 kokrra vezë
- Pak qumësht
- Kripë
Përgatitja:
Specat i pastrojmë dhe i presim në rrathë. Në tigan të madh ngrohim vajin, shtojmë pak qumësht dhe hedhim specat, i lëmë të skuqen dhe të zbuten pak duke i përzier herë pas here. Më pas shtojmë vezët e rrahura me djathë të grirë, i lëmë sa të mpiksen dhe e shëbejmë gatimin të ngrohtë.
-
VIDEO
Mantia të skuqura, mbushur me qepë dhe mish/ Shumë shije nga zonja Albana
Mantia të skuqura, mbushur me qepë dhe mish
Përbërësit:
Për brumin:
- 500 gr miell
- 200 gr margarinë
- 2 dcl qumësht
- 2 kokrra vezë
- Kripë
Për mbushjen:
- 2 qepë mesatare
- 300 gr mish të grirë
- 1/2 tufë majdanoz
- 3-4 thelpinj hudhër
- 2 vezë të ziera fort
- Spec i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Përgatisim një brumë të ngjeshur dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepët, hedhim specin e kuq pluhur, piperin e zi, mishin e grirë, majdanozin, hudhrat e shtypura dhe vezët e ziera e të grimcuara. E kriposim masën dhe e përziejmë mirë. Brumin e tërhollojmë disa milimetra dhe e ndajmë në kuleçë me gotë, në mes hedhim nga një lugë mbushje dhe i mbështjellim mirë në formë topthi. Topthat i fusim në të bardhë veze të rrahur dhe i fërgojmë në vaj të nxehtë nga të gjitha anët.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 5 korrik 2024
Gazetat per diten e sotme: Nga supersfidat në Europian, arrestimi i Beqaj deri te akuzat qe rendojne mbi te
-
VIDEO
SHBA e BE paralajmëruan Ramën për Beqajn, ja çfarë ndodhi me arrestimin e ish-ministrit të shëndetësisë (5 korrik 2024)
-
VIDEO
Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar
Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar edhe rastin e skandalit të mjekëve tek Onkologjiku theksoi rëndësinë që ka sistemi shëndetësor, duke nënvizuar më tej rastet tragjike me të cilat përballen pacientët çdo ditë në spitale. Më tej ai tregoi edhe rëndësinë që ka karta e shëndetit në Europën veriore, më e rëndësishme edhe se ID apo patenta.
-
VIDEO
'Beqaj u mbrojt politikisht', Ilir Alimehmeti: Prandaj dhe socialistët heshtin
Përfaqësuesi i PD-së, Ilir Alimehmeti komentoi heshjten e socialistëve sot për lajmin e arrestimit të Ilir Beqajt. Ai u shpreh se Beqaj ka qenë një person i promovuar nga Rama dhe prandaj ata nuk mund të flisnin.
-
VIDEO
Spahiu: SHBA paralajmëroi ashpër Ramën, kur emëroi Beqen me dosje penale të hapur
Duke folur për arrestimin e ish ministrit Ilir Beqaj, në ‘Frontline’ për Marsela Karapançon, juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se SHBA dhe Be reaguan ashpër kur Rama emëroi Beqaj si drejtor të SASPAC.
-
VIDEO
'Beqaj u kruajt me paratë e taksapaguesve europianë', Kikia: SPAK ndërhyn pasi ka 'vdekur' pacienti
Gazetari Mentor Kikia komentoi në 'Frontline' arrestimin e Ilir Beqajt, duke theksuar se u arrestua pasi shpërdoroi fondet e Bashkimit Europian në krye të SASPAC.