Tavë me kunguj dhe oriz / Një gatim plot shije dhe pa shumë kosto nga zonja Albana

4 Korrik, 11:52

Tavë me kunguj dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 qepë të thatë
  • 3-4 bishta qepësh të njoma
  • 2 tufë kopër
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 e 1½ fç oriz
  • 1 fç ujë
  • 2 fç qumësht
  • 2-3 vezë
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper, arrë moskat
  • Djathë kaçkavall të grirë

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim me pak vaj ulliri vaj dhe gjalpë qepën e thatë për 2-3 minuta. Më pas shtojmë dhe bishtat e qepëve të njoma, kungujt të prerë në feta dhe vazhdojmë kaurdisjen. Gjatë kaurdisjes shtojmë kripë, piper, erëzat dhe orizin e zier më parë. Të gjithë gatimin e vendosim në një tavë. Rrahim vezët së bashku me qumështin e ngrohtë, 1 gotë ujë, kripë, piper, arrë moskat dhe e shtojmë në tavë. Në fund e spërkasim me djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta.