27 të arrestuar për laboratorin në Has dhe grupin e Shijakut, nga përgjimet u zbulua Çuko dhe Ndoka (EMRAT)

TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit kanë dhënë zyrtarisht shifrat e bilancit të operacionit që u realizua në tre ditët e fundit në 12 qytete të vendit nga veriu në jug. Gjithsej janë lëshuar 44 urdhër arreste për katër grupet kriminale, ndërsa janë ekzekutuar 27 dhe 6 të tjerë janë ende në kërkim nga policia.

Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa janë arrestuar edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve. Për laboratorin e heroinës në Has janë arrestuar 5 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim. Grupi kriminal trafikonte kokainën në Gjermani dhe disa vende të Europës.

Ndërkohë që përsa i përket grupit të Shijakut janë arrestuar 19 persona për trafik droge dhe pastrim parash. Grupi i Shijakut drejtohet nga Astrit Avdyli, ndërsa në pranga kanë rënë edhe vëllezërit e tij dhe disa anëtarë të bandës.

Ata akuzohen se kanë trafikuar heroinë në disa vende, ndërsa prokuroria ka siguruar provat. Në kërkim për rastin e grupit të Shijakut është edhe Lul Berisha, ish-kapoja i bandës së Durrësit. Ndërkohë që gjatë operacionit për goditjen e katër grupeve kriminale janë arrestuar edhe tre policë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda paralajmëroi arrestime të tjera, pasi u shpreh se nga hetimet ka rezultuar se janë përfshirë në korrupsion disa institucione lokale, nga hipoteka, te bashkia, prefektura dhe institucione të tjera për të cilët vijojnë hetimet.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga operacionet për 4 grupet u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.

Deklarata e plotë
Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë. 

Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. 

Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. 

Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht me intensitet në muajt e fundit, për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit. 

Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cekja: 22/10/2018 19:22

    Po ky Artur Balla mos eshte vellai Taulant Balles .

    Përgjigju
  • Dukati: 22/10/2018 15:19

    Pu ky Elis Guri nga Shkodra mos eshte valle ai sportisti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH