Arrestimet masive, dy ish-deputetët e PS ranë në rrjetën e përgjimeve të grupit të Shijakut

Arrestimet masive, dy ish-deputetët e PS ranë në rrjetën e përgjimeve të grupit të Shijakut

Arben Çuko, Arben Ndoka dhe Flamur Avdyli të arrestuar mbrëmjen e djeshme

REPORT TV zbulon detaje të reja nga arrestimet e dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste dhe grupit të Shijakut. Sipas burimeve të Report Tv, dy ish-deputetët Arben Çuko, ish-drejtor i Burgjeve dhe Arben Ndoka kanë rënë në rrjetën e përgjimeve të grupit të Shijakut.

Grupi i Avdylajve ishte në përgjim prej dy vitesh nga agjencitë ligjzbatuese. Ndërkohë nga përgjimet e grupit të Shijakut, autoritetet ranë në gjurmët e dy ish-deputetëve të PS, të cilët kanë komunikuar me Avdylajt.

Gjatë përgjimeve ka rezultuar se Ndoka ka komunikuar me njërin nga anëtarët e grupit të Avdylajve, po ashtu edhe Çuko duke vijuar më pas hetimet paralele për të tre rastet që konkluduan mbrëmë me arrestimet masive.

Arben Ndoka akuzohet për tjetërsim pronash, pjesë e dosjes ku u arrestua dhe më pas u lirua kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj në mars të këtij viti.

Ish-deputeti Arben Ndoka akuzohet për falsifikimi të dokumenteve, vulave, stampave ose i formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës.

Arben Çuko ra në ‘rrjetë’ duke premtuar transferime dhe leje për të burgosurit kundrejt ryshfetit, që dyshohet se shkonte nga 1500-3000 euro, sipas gazetarit të Shqiptarja.com, Elton Qyno.

Përsa i përket grupit të Shijakut, u arrestuan mbrëmë vëllezërit; Astrit Avdyli, që është koka e bandës, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdylin. Gjithashtu përpos tyre u prangos kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine, mbi 20 persona u shoqëruan, ndërsa Lul Berisha është në kërkim.

Pjesë e dosjes ku janë familja Avdyli dhe Lul Berisha sipas burime për Report Tv janë edhe zyrtarë të lartë të shtetit, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Sipas informacioneve nga policia e shtetit, operacioni nisi pas përgjimeve dhe të dhënave që janë sjellë nga Gjermania.

Operacioni u paralajmërua pak ditë më parë nga ministri Fatmir Xhafaj. Në operacionet e mbrëmshme u angazhuan më shumë se 600 forca policie të FNSH, RENEA-s dhe policive lokale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL

Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL