28 vajza nga Kosova me emrin Vlora vizitojnë qytetin bregdetar, mes tyre edhe një foshnjë gjashtë muajshe

VLORË- Plot 28 vajza me emrin Vlora kanë vizituar ditën e djeshme qytetin e pavarësisë, emrin e të cilit ato mbajnë, ku më e vogla është vetëm gjashtë muajsh.

Vajzat gjatë vizitës kanë vizituar sheshin e Flamurit, fshatin Kaninë, por edhe te tjera ambjente të qytetit. Gjithashtu vajzat kanë bërë homazhe edhe në varrin e Ismail Qemalit, duke vendosur kurora me lule.

Vajzat me emrin Vlora duke kryer homazhe 

Por jo pa qëllim janë zgjedhur pikërisht 28 vajza me emrin Vlora, numri është simbolikë për 28 nëntorin, ditën kur festohet Pavarësia e vendit.

Vajzat me emrin Vlora gjatë vizitës në qytet

Gjatë vizitës në qytetin bregdetar, 28 vajzat kanë qënë të shoqëruara edhe nga ambasadori i Shqiperisë në Kosovë, Qemal Minxozi.

Vizita të tilla janë bërë traditë nga vajzat nga Kosova me emrin Saranda, të cilat çdo vit vizitojnë qytetin të cilit i kanë marë edhe emrin. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm