39 patenta të pezulluara brenda natës/ Policia kontrolle për shpejtësi dhe alkool, në pranga dy të rinj (VIDEO)

TIRANË- Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle me drager dhe radarë në rrugët e kryeqytetit dhe në autostradën Tiranë-Durrës për të shmangur aksidentet që lindin si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit.

Gjatë natës, plot 21 patenta u pezulluan për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, ndërsa 18 të tjera u pezulluan për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Gjithashtu policia ka arrestuar dy të rinj, një 25-vjeçar me iniciale D.A., i cili  po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe një 21-vjeçar që po udhëtonte me 169 km/h.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!