POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

52 ekstremistët grekë 'non grata', historiani Llalla: Erdhën të armatosur, duhej të mbaheshin në burg

Historiani Arben Llalla është prenoncuar këtë të premte në Report Tv për vendimin e marrë së fundmi nga shteti shqiptar, për shpalljen 'non grata' të 52 ekstremistëve grekë që kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore të ekstremistit Konstandinos Kacifas.

Llalla është shprehur se ekstremistët e shpallur ‘non grata’ nuk duhej të ishin lejuar të futeshin në territorin shqiptar që në doganë, pasi sipas tij, ata janë fytyra të njohura dhe madje kanë qenë edhe të armatosur. “Duhet një vendim më i fortë nga ana e shtetit. Shpallja ‘non grata’ e 52 ekstremistëve grekë  tregon politikë jo serioze, pasi për dy-tre vjet ky vendim do të hiqet. Ata duhej të mbaheshin në burg”, ka thënë Llalla.

Sa i takon mbajtjes së një minute heshtjeje të parlamentit grek, historiani është shprehur se bëhet fjalë për një veprim të ardhur nga nje parlament i organizuar, i cili po e shndërron Kacifasin nga një ekstremist në një hero. 

Edhe familja e Konstandinos Kacifas, edhe minoriteti grek në Bularat të Gjirokastrës, edhe parlamenti grek po i mëshojnë faktit se jugu i Shqipërisë duhet të bashkohet me Greqinë. Ata përdorin si term për jugun “Vorio-Epir”, akt i cili duhet ndalur me çdo kusht nga shteti shqiptar. 

Arben Llalla, Historian

Historiani është shprehur më tej se situata po agravohet gjithnjë e më tej dhe Shqipëria duhet të tregohet më vigjilente. "Në ceremoninë mortore të ekstremistit grek Konstandinos Kacifas, brenda në kishë ishte një grua. Ajo mbajti një fjalim antishqiptar dhe përgjatë gjithë kohës ka mallkuar Shqipërinë e shqiptarët. E ç’është më e keqja, brenda kishës kanë qenë të pranishëm edhe politikanë shqiptarë, ndër të cilët edhe Vangjel Dule”, ka komentuar Llalla.

a.s.
Komento

Komente

  • Denoncuesi: 10/11/2018 00:20

    Drejtuar Shtabit te Pergjithshem dhe Prokurorise, Dua te denoncoj shkeljen e sovranitetit dhe te rendit kushtetues ne Republiken e Shqiperise, nga KM Edvin Rama, deputeti Vangjel dule, Vangjel Tavo, spiro ksera, anastas janullatos dhe te gjithe bashkine e bularatit. Keto vepra gjithashtu perbejne terrorizem, gjenocid, financim terrorizmi dhe shkelje te te drejtave te njeriut etj. ndaj popullit Shqiptar. Ju lutem ndiqini penalisht. Mirepresim arrestimet vijuese pa humbur kohe!

    Përgjigju