Për të ‘bashkuarit në oportunizëm’ që bëjnë sikur nuk e shohin ‘Non gratën’

Për të ‘bashkuarit në oportunizëm’ që bëjnë sikur nuk e shohin ‘Non gratën’

Zanafilla e konfliktit dhe përçarjes në Partinë Demokratike është shpallja “Non Grata” e Sali Berishës dhe pezullimi i tij për këtë shkak nga grupi parlamentar. Gjithçka tjetër që ka ndodhur, është pasojë.

Duke qenë se shkaku është aty, madje në kushte më të rënduara nga momenti i i parë, më së paku, sjellja e grupit të deputetëve që pretendojnë se janë bashkuar në diversitet, është paradoksale.

Paradoksale është që të shkosh poshtë ballkonit të Berishës, ta duartrokasësh atë kur sulmon sistemin e drejtësisë, SPAK-un dhe GJKKO-në, pastaj të dalësh në televizor dhe të thuash që ne mbështesim drejtësinë.

Po aq paradoksale është, të bashkohesh me Berishën dhe të heshtësh kur ai merr me radhë ambasadorë të vendeve perëndimore, sekretarë shtetesh etj., pastaj të thuash se ne duam të bashkëpunojmë me faktorin ndërkombëtar.

Është e pakuptimtë që në Kuvend, për hallin e Berishës, të shkaktosh kaos, rrëmujë dhe të prishësh seancën, duke bërë që ligjet dhe buxheti të votohen brenda 4-5 minutash, pastaj të ankohesh dhe ta çosh çështjen në Gjykatë Kushtetuese.

Po si mund të bashkohesh me Berishën, që i zë me libër shtëpie gjykatësit e këtij insitucioni dhe ata të Gjykatës së Lartë, pastaj të pozosh në shkallët e kësaj Gjykate për të pritur drejtësi prej saj!

Nëse beson variantin e Berishës, Gjykata është e kapur, gjykatësin janë lolo të Edi Ramës dhe të lidhur me krimin, ndërsa nëse nuk beson variantin e tij dhe ankohesh për drejtësi, atëherë si mund të jesh njëkohësisht edhe me Berishën, që thotë se është e kapur nga Rama dhe e lidhur me krimin, edhe me Gjykatën!

Si mund t’i kërkosh SPAK-ut që të hetojë Edi Ramën dhe Erjon Veliajn për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ndërkohë që i je bashkuar Berishës që e quan Prokurorinë e Posaçme bandë kriminale!

Akuzat dhe sulmet që bën Berisha janë të një natyre me përmbajtje acide. Ato nuk janë deklarata të lehta dhe të thjeshta, me dy kuptime apo me nënkuptime. Ai është i qartë në sulmet e tij dhe në luftën që ka me të gjithë këto insitucione për shkak të hallit të tij personal.

Këto paradokse janë konceptuale, që ndajnë dy botë, dy qëndrime, nuk mund të jesh edhe me Berishën, edhe me SHBA-të; edhe me Berishën, edhe me SPAK-un; edhe me Berishën, edhe me Gjykatën Kushtetuese e kështu me radhë.

Mund të jesh vetëm me njërin, për shkak të ndarjes së madhe mes palëve.

Partia Demokratike është ndarë në dy grupe dhe shkaktari i kësaj ndarje është Berisha. Ata që ‘bashkohen në diversitet’ nuk ekzistojnë si realitet elektoral në këtë parti, dhe këtë e dinë edhe ata, edhe Berisha që i përdor, për sa kohë që kanë këto sjellje, sepse ndarja është në pro dhe kundër Berishës, për shkak të “Non gratës” dhe të gjithë sjelljes së tij pas atij momenti.

Ky ‘bashkim’ në diversitet shumë mirë do të quhej bashkim në oportunitet, mirëpo kjo sjellje jo vetëm që nuk e bashkon dhe kuron PD-në nga plagët e mëdha që i ka shkaktuar gjatë kësaj periudhe konflikti për shkak të Berishës, por thjesht bën që agonia të zgjasë edhe për ca kohë, por që pacienti shpëtim nuk ka. TemA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 28/02/2024 19:19

    Berishen ne arrest shpie e kane futur ky trekendshi i fotografis qe deren e makines se zeze tja hapin Bardhit mashtruesit!!Keta te tre as ne lagje mos te rafshin jo ti kesh koleg,deputet apo anetar partie!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it