POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

6 Gjërat që duhet të dijë çdo bionde, natyrale ose jo

Foto ilustruese

Jeni bionde natyrale, apo i keni flokët e lyer, kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi ju bashkon vështirësia e kujdesit për flokët. Floku biond kërkon shumë punë që të rrijë gjatë gjithë kohës i shndritshëm dhe i mëndafshtë. Por me këshillat e mëposhtme, “Women'shealthmagazine” jua bën më të lehtë këtë gjë.

Përdorni filtrues uji

Uji përmban gurë gëlqeror ose minerale të tjera që ndikojnë keq jo vetëm në cilësinë e flokëve, por edhe ngjyrën e saj. Prandaj, gjëja më e mirë është të përdorni filtrues uji për pastrimin e tij.

Çfarë ndodh nëse përdorni shampo me refleks ngjyrash

Nëse ngjyrosni flokët me një shampocolor duhet të dini se me kalimin e kohës ngjyra do të zbehet do të ndryshojë krejtësisht. Prandaj kërkoni shampo me cilësi të mirë nëse vërtet jeni të fiksuar të luani me nuancat.

Përdorni maskë me proteina

Është shumë e nevojshme që të paktën një herë në javë të kujdeseni për flokët tuaj duke përdorur një maskë me proteina. Ajo do ta forcojë rrënjën e flokëve tuaj dhe do t’i bëjë ata të shkëlqejnë!

Mbrohuni nga dielli

Njësoj si lëkura edhe flojët kanë nevojë që t’i mbroni ato nga rrezet e dëmshme të diellit. Gjeni spray të ndryshëm me faktor mbrojtës pasi flokët bjondë e kanë vërtet të nevojshëm. E njëjta gjë vlen edhe për momentet kur përdorni tharëse flokësh, pjastër apo mashë. Duhet t’i mbroni gjithmonë më preparatet e duhura!

Mos i lyeni flokët shumë shpesh

Shumë femra janë të fiksuara sapo rritet milimetri i flokëve natyralë t’i drejtohen parukerisë. Por kjo është një gjë krejtësisht e gabuar. Nëse dëshironi të ruani cilësinë e flokëve, lyeni ato maksimuminjë herë në muaj.

Pritini flokët rregullisht

Flokët bjondë kanë gjithashtu tendencën të hollohen apo të duken më të dëmtuara. Kështu që në mënyrë që ato të duken vazhdimisht si të reja dhe me më shumë volum, pritini ato të paktën një herë në dy muaj.

fl.mi.
Komento