Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emision “5 Pyetjet nga Babaramo”, iu rikthye edhe njëherë çizmes në parlament, për të cilën theksoi se nuk është bërë pishman. Përsa i përket ditëlindjes, teksa simbol i tortës ishte çizmja, Kryemadhi e shpjegoi duke thënë se ishte një surprizë e bukur. Kryemadhi theksoi se Meta i ka cilësuar si ekstremiste disa nga veprimet.

Pasi kalon 15 vite nuk të bën më përshtypje, vitet janë numra. Torta me çizme? Të rinjtë e LRI kishin bërë një surprizë të këndshme dhe mënyra si e kornizonin çizmen ishte e bukur. Çizmja sikur është simboli i së keqes, është edhe kundër të keqes. Kam një mik shumë të mirë, Dom Marjani, që më tha që duhet të vish të rrëfehesh pas veprimit, i thash do të vij, por pishman nuk bëhem. Ai më tha se duhet të jesh më e qetë.

Eshtë një nga veprimet më të mira që kam bërë. Edhe Krishti e ka, që përmbysi tavolinën ne tempull kur e gjeti të zaptuar nga batakçinjtë. Në darkë Dom Marjani më telefonoi dhe i pari i familjes ku gjendej pas nje pagëzimi, i kishte thënë "a mund ti puthësh dorën asaj vajzës që e ka bërë". A e diskuton me bashkëshortin rastin? Rrallë kur dëgjojmë lajmet dhe ai më thotë se je ekstremiste.

Monika Kryemadhi