Abuzimet me paratë e studentëve, KLSH nis auditim: 600 milionë lekë janë shpenzuar për 'roje'

Nga data 1 shtator 2017 deri më 13 qershor 2018 janë monitoruar të gjithë transaksionet financiare të universiteteve publike në vend, prej së cilave janë zbuluar shkelje lidhur me fondet e tyre. Në një tryezë diskutimi, drejtori Ekzekutiv i Qendresa Qytetare, Rigels Xhemollari bëri me dije disa prej abuzimeve të bëra me fondet  e studenteve.

Janë shpenzuar 1 miliardë lekë të vjetra, flas gjithmonë për restaurim ndërtesash. Është blerë një makinë Hyndai, 76 milionë lekë të vjetra nga Universiteti  i Elbasanit. Ruhen me 600 milionë lekë të vjetra për këtë periudhë, këto godina me betonarme me student brenda.

Rigels Xhemollari, drejtori Ekzekutiv i Qendresa Qytetare

Sakaq, monitorimi konstaton se janë shpenzuar zero lekë për studime dhe kërkime shkencore të studentëve. Po ashtu edhe për bursa. Xhemollari tregon abuzimet e fondeve edhe me faturat e ujit të pijshëm.

Universiteti i Elbasanit pi 10-fishin e ujit të Universitetit të Tiranës. 54 milionë lekë të vjetra për ujë, ndërsa universiteti i Tiranës dhe Durrësit 3-4 milionë.  Mos ka ndonjë lavazh afër universitetit, se ne nuk e dimë.

Rigels Xhemollari,  drejtori Ekzekutiv i Qendresa Qytetare

Pas publikimit të raportit mbi abuzimet në universitetet publike të grupimit të të rinjve të Qëndresës Qytetare në një tryezë diskutimesh, Këshilli i Lartë i Shtetit ka vendosur menjëherë të nisë auditimin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 27/06/2018 22:02

    Kontrolli i Larte i Shtetit te filloje nga Univerditeti i Tiranes kur e drejtonte Dhori Kule. TE VAZHDOJE ME universitetin e Durresit kur e drejtonte Mithat Mema. Te dy hajdute ordinere. Pastaj te vazhdoje me te tjere. Dhe kush ka vhedhe te perfundoje ne burg. Ndryshe nuk marrin vesh keto te superkorruptuar

    Përgjigju
  • Qemali: 27/06/2018 21:52

    Po kete rektori Topi a nuk e kap dekriminalizimi se ka genjyer si Roshi

    Përgjigju
  • Baba: 27/06/2018 18:22

    Hajduti hajdut mbetet.Skender Topi si hajdut iku nga Bari i Italise. Erdhi ketu dhe beri kerrdine me leket e studenteve qe u merrte per provime. 76 milion lek 1 makine e thjeshte Hyndai. Edhe e blinduar te jete se ka ate cmim.Kot si hyne ne shtepi dhe i vodhen 100 milion dhe ky hajduti dhe mashtruesi nuk pati kurajo te denanconte. Tani po i ben serish me korrupsion galopant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze në Shqipëri nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative

Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze në Shqipëri nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative