POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Aksident në Elbasan, kamioni përplas 28-vjeçarin

Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në fshatin Papër të Elbasanit, ku një 26-vjeçar ka aksidentuar me kamion një këmbësor.

26-vjeçari me iniciale K.Sh., banues në fshatin Bradashesh, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Elbasan, ndërsa këmbësori i aksidentuar me iniciale I. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Valas është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjeksore. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërsa ende nuk dihen gjendja e të aksidentuarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan 

Informacion paraprak 

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, shtetasi K.Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, duke drejtuar mjeti kamion me targa AA 549 HL, ka askidentuar këmbësorin shtetasin I. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Valas Elbasan, i cili u traportuan në Spitalin e Elbasanit, për ndihmën mjeksore. 

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

ke.mu.
Komento