Aktori i 'Portokalli' Aleksandër Grami: Jam beqar, ëndërroj një të dashur me kaçurrela dhe të qeshur

Jemi mësuar ta shohim çdo të djelë në spektaklin e humorit “Portokalli” ku luan rolin e një lëneshe, një vajze të madhe në moshë të dëshpëruar për të gjetur bashkëshort,  por edhe vetë ai në jetën reale është në kërkim të dashurisë. Aleksandër Grami, aktori simpatik dhe i qeshur i “Portokalli” ka rrëfyer në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV se aktualisht është beqar dhe se do të donte të kishte përkrah një vajzë me kaçurrela dhe të qeshur.

Tani jam beqar, jam një “lëneshë”….goca ju dua shumë.

Aleksandër Grami, aktor

Si është princesha jote e ëndrrave?

Me kaçurrela, dhe e qeshur, më pëlqejnë kaçurrelat. Brune më pëlqen më shumë, por nuk e kam problem se flokët lyhen, por mbi të gjitha të jetë e qeshur.

Aleksandër Grami, aktor

I pyetur ndërkaq nëse pesha e pengon në jetën e përditshme, përfshirë këtu dhe marrëdhënien me vajzat, Grami tha se ndihet mirë kështu siç është.

Të gjithë më thonë dobësohu. Por, jo jam rehat, po të dobësohesha nuk do ishte keq, tentojmë ndonjëherë palestrën. Nuk e kam problem që jam i shëndoshë, unë madje bëj fletën.

Aleksandër Grami, aktor

Grami ka treguar gjatë intervistës në “Rreze Dielli” edhe për marrëdhënien e veçantë që ka me mikun e tij Dorian Ramaliu, prezantuesin e emisionit investigativ “Fiks Fare”.

Pas 3 sezonesh në show-n argëtues “Pa limit” që prej vitit të kaluar, Aleksandër Grami është pjesë e spektaklit të përjavshëm të humorit “Portokalli”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 26/09/2018 13:14

    Ku ka te dashur per ty o Bol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës