Karafili i pazbuluar për efektet e tij / Altin Joka: Si ta përdorni për benefite maksimale

Karafili është erëz që përdoret shumë shpesh, por të paktë janë ata që njohin të gjitha përparësitë shëndetësore. Përveç se ushqimit i dhuron aroma dhe shije të këndshme, karafili bën çudinë për shëndetin. I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, nutricionisti nga Suedia Altin Joka tregon vlerat e karafilit dhe përfitimet e jashtëzakonshme në organizëm dhe si t'a përdorim në funksion të shëndetit tonë.

”Karafili historikisht është rekomanduar nga gjyshërit për erën e keqe të gojës dhe për grykët, pasi ndikon shumë në problemet e këtyre të fundit” tha Altini në fillim të bisedës, duke shtuar se ndikon në problemet e ftohjes, shërben si disifektues në luftimin e baktereve, pasi ka 80-90% përqëndrim të eugenolit që përdoret sot tek ilaçet farmaceutike dentare.

”Historinë karafili e ka nga Indonezia, ku ne e njohim si erëz, por në fakt është një syth dhe për nivelin e antioksidantëve është numri një në tabelën e erëzave, pasi ka rreth 290 mijë antioksidantësh” shtoi ai, duke u quajtur si erëza e jetëgjatësisë, e krahasuar me fuqinë 30 herë më shumë sesa një boronicë e freskët. ”Karafili ka benzenin dhe klorurin e metilenit që janë shumë efektiv për sëmundje të ndryshme” shtoi ai, duke theksuar se në përbërjen e vet karafili pengon streptokokun, stafilokokun si dhe 11-12 lloje të tjera të baktereve.

”Është një ekuilibrues shumë i mirë i nivelit të energjisë, sikurse frenon metastazat në problemet tumoriale, gjithashtu ndërhyn deri brenda në qelizë për problemin e kolitit ulceroz, gjë që nuk e bën dot as ilaçi” theksoi Altini, duke shtuar se ka efekt pozitiv dhe për isheminë cerebrale, apo për infarktin e miokardit, problemet e arteriosklerozës dhe arterieve koronare. Përdorimi i karafilit në dietën tonë të përditshme ndryshon metabolizmin duke ndihmuar në problemin e obezitetit.

”Ka efekt përdorimi dhe për diabetikët, pasi rregullon çregullimin metabolik, sikurse ka efekt pozitiv kundër humbjes së kujtesës dhe parandalon sëmundjen e demencës dule ulur dhe nivelin e toksicitetit në trup” thekson nutricionisti Joka. Tek karafili gjejmë nivele shumë të larta të fibrave, pra rreth 35% e karafilit është fibër, ndërsa ka nivele të larta të kalciumit dhe kaliumit, efikase për problemet e sistemit kardiovaskular dhe të zorrëve.

”Karafili është një imunostimulues, që do të thotë se ndihmon trupin për të krijuar një sistem të lartë imunitar” tha ai, duke theksuar se lufton, streptokokun, stafilokokun, salmonelën, madje ndihmon dhe nga helmimi i ushqimit. Është shumë i mirë dhe për diabetin e tipit 2, pasi ndikon tek homeostaza e glukozuar, sikurse parandalon grumbullimin e trompocideve në gjak”, tha Altini në fund të bisedës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë