Prostata ‘qendra dashurore e burrit’/ Shenjat e para të problemeve, zmadhimi i prostatës dhe kurat bimore më efikase

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për trajtimin e prostatës përmes kurave bimore, cilat janë shkaqet dhe simptomat e sëmundjes dhe çfarë kujdesi duhet treguar.

Prostata është gjendër hormonale mashkullore me sekrecion të brendshëm, gjendet te meshkujt që nga fëmijëria në dalje të fshikëzës së urinës dhe rrethon të gjithë kanalin e urinës me një madhësi mesatare sa një arrë e cila me kalimin e moshës mund të ketë premisa për t’u zmadhuar. Funksioni i saj, të prodhojë lëngun prostatik, një sekrecion qumështor që ushqen spermatozoidët, ndihmon të rrëshqasin lirshëm, dezinfekton rrugën ku kalojnë spermatozoidët” thekson Merja, duke vijuar me sëmundjet që prekin prostatën, të cilat janë: inflamacioni i prostatës (prostatiti), zmadhimi beninj i prostatës, kanceri i prostatës.

Po si të bëjmë një dallim mes simptomave të inflamacionit-prostatiti, zmadhimit të prostatës apo kancerit të prostatës?

“Simptomat e inflamacionit të prostatës janë: dhimbje në pjesën pelvike, dhimbje dhe djegie gjatë urinimit, ndjesi urinimi e shpeshtë, pamundësi dhe vështirësi në urinim, dhimbje gjatë ejakulimit. Ndërsa simptomat e zmadhimit beninj të prostatës janë: vështirësi në urinim, mos zbrazje e fshikëzës së urinës, urinim i shpeshtë, rrjedhje e dobët e urinës, urgjencë në të urinuar, urinim me pika, qëndrim i zgjatur në tualet. Ndërsa sa i takon kancerit të prostatës kemi vështirësi në urinim, bllokim të urinimit, shpeshtësi në urinim, mbetje e urinës reziduale me vlera në rritje, urinim me gjak” thekson Merja.

Shkaktarët e inflamacionit të prostatës janë: infeksioni bakterial i rrugëve urinare, dëmtimet fizike të prostatës, stresi, infeksionet nga marrëdhëniet seksuale me disa partnerë, gurët në veshka. Ndërsa shkaktarët e zmadhimi të prostatës janë: kalcifikimi i prostatës, dëmtimi fizik i saj nga qëndrimet ulur, çrregullimet hormonale, ulja e testosteronit, mangësitë në mikroelementet ushqyese apo shkaqe të paidentifikuara.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thekson se sa më herët të kapim shqetësimet me prostatën, aq më i lehtë bëhet dhe trajtimi, ku trajtimi bimor ka shumë efikasitet. Ndërsa në rastet kur sëmundja e prostatës ka përparuar, Merja këshillon një kombinim mes trajtimit alternativ me bimë dhe ilaçeve mjekësore. 

Trajtimi alternativ i prostatës

- Përdorimi i bimëve që nxisin urinimin: hithra, trëndafili i egër, mustaqe misri, bishta qershie, rrush ariu

- Përdorimi i farave që stimulojnë funksionet e gjendrave me sekrecion të brendshëm: gjembgomari, gjembaç, fara hithre, arra, bajame

- Fara që përmbajnë W3, W6, Vitaminë B15, B17. Zvogëlojnë qelizat kancerogjene

- Bimë me veti antibakteriale: dëllinja, karafili i egër, trumza, rigoni, etj

- Bimë që vrasin qelizat kancerogjene:  galium verum, galium aparine, rradhiqe

Si duhet të fillojë trajtimi?

- Pakësojmë mishin e kuq, 2 herë në javë

- Përdoren 2-3 vezë në javë

- Konsumohen perimet dhe zarzavatet, përmbajnë antioksidantë, likopene

- Përdoret çaji për prostatën, 3x1 gotë në ditë para buke

- Vaj rigoni, përdoret 3-4 pika në ditë

- Propolisi me rigon, përdoret 3x10 pika në ditë

- Vaj liri ose kungulli, 2 lugë çaji në ditë

- Përzierje farash, arra, liri, farë e zezë, fara hithre 

 

SHËNIM i REDAKSISË: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeny: 08/04/2024 15:51

    Hani me pak brumera, me pak salçiçe e mishra te dhjamosur zgare, ecni me shume ne kembe. Mos hani perballe ekraneve, mos hani cdo 10-15 minuta! Dhe béni seks… shume seks!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë