254 të vrarë në aksidente në 9 muaj kur Basha ishte ministër, Xhafaj i nxjerr statistikat e frikshme

254 të vrarë në aksidente në 9 muaj kur Basha ishte ministër, Xhafaj i nxjerr statistikat e frikshme

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me kriminalitetin në vend. Përmes një reagimi Xhafaj thekson se rezultatet dhe puna e qeverisë në luftë kundër krimit janë të vërteta, duke publikuar edhe statistika të vrasjeve, plagosjeve dhe aksidenteve për periudhën janar-shtator.

Ministri Xhafaj shkruan: “Basha, tha sot: “Ju parashtroj… një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit, e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!”

Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-ministrit të Brendshëm më të paaftë në vite. Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Nga statistikat e publikuara nga ministri i Brendshëm, Xhafaj, rezulton se për vitin 2018 nga muaji janar-shtator 2018 ka patur 40 vrasje, 45 më pak krahasuar me vitin 2010. Plagosje të rënda për këtë periudhë kohore ka patur 103, 36 më pak se viti 2010 si dhe 152 persona të cilët kanë humbur jetën në aksidente rrugore, 102 vetë më pak se viti 2010. 



Bilanci më i rëndë është ai i vitit 2010 ku në aksidente rrugore për periudhën janar-shtator, kanë humbur jetën 254 persona, nga 152 për të njëjtën periudhë të këtij viti.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë