Ambasada Pink dorëzon në Kuvend pr.ligjin për njohjen e gjinisë së komunitetit LGBTI

Legjislacioni shqiptar njeh vetëm dy gjini: mashkull dhe femër, por në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër homofobisë në Shqipëri, Ambasada PINK, që lobon për të drejtat e komunitetit LGBTI,  ka dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë projektligjin “Për njohjen e Identitetit Gjinor në Shqipëri”, ku propozon pasqyrimin e identitetit gjinor të ri në çdo dokument zyrtar për personat LGBTI.

Nismëtari i projektligjit, Altin Hazizaj shpjegon hollësisht ndryshimet e nevojshme të ligjit në mbështetje të komunitetit LGBTI.

Të gjithë ata persona që janë trans, të cilët duan të ndryshojnë gjininë e tyre me apo pas kryerjes së operacionit, kjo nuk është e rëndësishme, sot shteti shqiptar nuk jep mundësi që atyre t’u ndryshohen dokumentat dhe në këtë aspekt ne kemi kërkuar Parlamentit të miratojë ligjin. Ka një kufizim moshor, që është fakti se një person pa mbushur moshën 14 vjeç nuk është i aftë të marrë një vendim për jetën e tij.

Altin Hazizaj, Ambasada Pink

Ky projektligj sipas Hazizajt është shëmbëlltyrë e modeleve më të mira në botë për njohjen e identitetit gjinor dhe shprehjes së tij.

Modeli është marrë nga modeli maltez dhe argjentinas, që sot konsiderohen si modelet më të mira dhe merren shembull në të gjithë botën.

Altin Hazizaj, Ambasada Pink

Në raportin mbi planin kombëtar të veprimit për personat LGBTI gjatë periudhës 2014-2017 të prezantuar në kryeministri janë evidentuar 226 raste dhune ndaj komunitetit LGBTI si dhe nga 22 raste aplikime pune të këtij komuniteti janë punësuar vetëm 7 prej tyre. 

Në fund të prezantimit të të dhënave Ambasada pink shpërndau 30 çertifikata për njerëzit që kanë mbësthetur të drejtat e personave LGBTI në Shqipëri, ku prej tyre ishin ministret Ogerta Manastirliu, Lindita Nikolla, ishin deputetët Vasilika Hysi, Rudina Hajdari, Kejdi Mehmetaj, Orjola Pampuri, Nora Malaj, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe avokatja e popullit Erinda Ballanca.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak

KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak