Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

TIRANE - Menaxherë, ekonomistë, inxhinierë, bankier, sanitare, sistemues, menaxhim hoteli, kuzhinier e arkitektë, shoferë e deri tek punonjës krahu. Janë plot 5.745 vende të lira pune të shpallura nga bizneset në vend.

Nga punonjës me kualifikim të lartë e deri tek ato me arsim fillor, profesionet që kërkohen janë të shumta, ndërkohë që vihet re rritje e kërkesës për staf nga hotelet në prag të sezonit veror.

Në një anketë të Këshillit të Investimeve, mungesa e punonjësve është vlerësuar nga bizneset si pengesa më e madhe. Mungesa e punonjësve, dhe cilësia e stafit përbëjnë pengesën më të madhe me 31%, ndjekur nga mbështetja financiare me 17% dhe konkurrueshmëria në tregjet e synuara me 14%.

Edhe pse bizneset vuajnë për punonjës e sidomos të kualifikuar, ata nuk investojnë për trajnimin e stafit të tyre, në linjë dhe me zhvillimet teknologjike e inovacionin.

“Më shumë se 4 në 10 kompani i japin vëmendje të konsiderueshme inovacionit në kompaninë e tyre. Ndërsa 1 në 5 kompani nuk i kushton fare vëmendje. Të dhënat janë në përkeqësim krahasuar me vitin 2021”, thuhet në anketë.

Nga kompanitë e pyetura rezulton se vetëm 16% prej tyre kanë një fond në dispozicion për trajnimin e punonjësve të tyre ndërsa 60%  e kompanive pohon se nuk ka fonde të dedikuara por sipas rasteve, dhe pjesa tjetër prej 24% thonë se nuk ju duhen fondet për trajnim punonjësish.

Por nga ana tjetër vetë biznesi pranon se rritja e produktivitetin në sipërmarrjen e tyre pritet të vij kryesisht nga trajnimi i punonjësve dhe nga rritja e pagave. Për të mbajtur stafet ekzistuese dhe për të rritur performancën e tyre 46% e kompanive deklarojnë se kanë rritur pagat në ndjekje të politikës së qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik.

Gjetja e punonjësve është sfida më e madhe e kohës, e pranuar tanimë jo vetëm nga bizneset por edhe nga institucionet vendase e të huaja. Por në kushtet kur emigrimi dhe lëvizjet punëtore janë shtuar, akoma më e vështirë bëhet gjetja e stafit të kualifikuar.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘E dinë mirë qytetarët atë që ka vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit’, gazetari Lita: SPAK, shpresë për qytetarët

‘E dinë mirë qytetarët atë që ka vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit’, gazetari Lita: SPAK, shpresë për qytetarët