Ankimoi vendimin kundër KPK, caktohet trupa gjykuese për "sheikun" e Gjykatës së Lartë

Ankimoi vendimin kundër KPK, caktohet trupa gjykuese për

Artan Broci, ish-gjyqtari i Gjykatës së lartë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi këtë të enjte caktimin me short të  trupës gjykuese që do të marrë në vlerësim ankimimin për subjektin e rivlerësimit Artan Broçi , gjyqtar pranë Gjykatë së Lartë, kundër vendimit të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Artan Broci ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 29 tetor. Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Broci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të këtij subjekti të vlerësuar.

Sipas njoftimit të KPA-së, trupa gjykuese që do të marrë në shqyrtim çështjen do kryesohet nga Ina Rama, relator Ardian Hajdari, dhe anëtarë Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo.

Në seancën dëgjimore të datës 27 korrik, KPK-ja vuri në dukje se gjyqtari i lartë ka probleme me pasuritë për mënyrën si është investuar për ndërtimin e një shtese të apartamentit në Tiranë.

Gjyqtari Broci zotëronte një pasuri familjare në vlerën e 7.2 milionë lekëve në vitin 2003-,sipas të dhënave te deklaruara për pasurine e tij.  Ndërkohë në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare rezulton se është rritur me më shumë se gjashtë herë, duke kapur vlerën e 44.5 milionë lekëve të reja.

Artan Broci e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës dhe e ka ushtruar funksionin pranë kësaj gjykate deri në vitin 2010. Në prill të vitit 2013, Broci u dekretua anëtar i Gjykatës së Lartë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me 31 korrik shkarkimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci, pasi në vlerësimin e bërë hetimor Artan Broci rezulton me probleme, duke mos  arritur të justifikojë dot pasurinë, për rrjedhoje nuk ka kaluar dot vetingun.

Pritet vendimi i KPA-së, nëse do të lerë në fuqi vendimin e KPK-së apo do të pranojë ankimin e gjyqtarit Artan Broci.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stedent: 03/11/2018 18:38

    Jemi shume mirenjohes per ceshtjen e rishikimit te vendimit te meparshem. Desheroj qe vendi I I pare te hidhet poshte. Shqiperise I nevojiten njerez te zgjuar dhe te afte si zoti Broci.me nje talent ne rushed e drejtesise. Student

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 01/11/2018 17:53

    Do ta fitoje gjyqin sepse ina rama eshte e KORRUPTUARE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë