“Antireforma” e Akademisë së Shkencave, harron Eqrem Çabejin

“Antireforma” e Akademisë së Shkencave, harron Eqrem Çabejin

Eqrem Çabej

Eqrem Çabeji, që ishte bërë i njohur në rrethet shkencore europiane qysh në rininë e tij në 1930-n, krahas Joklit e Mayer-it, harrohet nga institucionet e vendit të tij. 110-vjetori i lindjes se Eqrem Çabejit është detyrim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që të manifestohet si një jubile madhështor, ku kjo Akademi “për të justifikuar” përgjumjen e saj të gjatë, e kishte sot më shumë se kurrë rastin që me një simpozium shkencor në nder të tij, të hidhte një hap pozitiv për vetë gjuhën shqipe që “Ta ruajmë gjuhën, mos të bdaret e bastardohet”, siç thoshte Pjetër Budi.

Këto detyrime, me sa duket janë punë të mëdha për një Akademi ende të pareformuar, e që përgjegjësinë e drejtimit ia ka ngarkuar sekretarit të saj Vaso Tole.

Tole nga ana e vet, si studiues i muzikologjisë kujtohet vetëm për jubiletë e kompozitorëve të shquar, të cilët pasqyrohen në çdo përvjetor rregullisht në faqen zyrtare të Akademisë së Shkencave. Por kështu, si me korifejtë e fushës që përfaqëson vet ai, duhej të mbante përgjegjesinë e përfaqësimit të të gjithë korifejeve të shkencës shqiptare, sidmos tani që i kanë lënë mbi supe drejtimin e Akademisë përgjatë “makthit” të një reformimi, që duket sikur nuk do të ndodh kurrë…

Ishte detyrë e kësaj Akademie që minimalisht, duke punuar, edhe jo nga zyra, por nga ekrani i një smartphone të hidhte në faqen zyrtare të Akademisë një fotografi dhe një përkujtimore të jetës dhe veprës së Eqrem Çabejit. Por as kjo nuk u bë…!

Shkurt Akademia e Shkencave, por edhe Instituti Albanaologjkë kanë harruar çdo lidhje të vërtetë intelektuale me institucionin për të cilin punojnë, përpos ndonjë interesi për të marrë honorare. Mbi të gjitha, akademikët kanë harruar vetë themelet mbi të cilat u ngrit Akademia e Shkencave të Shqipërisë- Gjuhësia dhe Albanologjia!

Lënia në harresë e Eqrem Çabejit nuk ka lidhje me refomën që pretendon institucioni, por me vet “antireformën”, pra nuk është nuk është gjë tjetrë veçse një riciklim i variantit burokratik, që dikur i vinte fletërrufe Eqrem Çabejit dhe e përjashtonte nga katedrat e Universiteteve dhe që ka sjellë prej dekadash vetëm shkatërrimin e kësaj akademie.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për molotovët e hedhur para Bashkisë Tiranë, dy protestuesit shfaqen sërish në protestë! Ndalohen nga policia me lëndë piroteknike

Në kërkim për molotovët e hedhur para Bashkisë Tiranë, dy protestuesit shfaqen sërish në protestë! Ndalohen nga policia me lëndë piroteknike