KORÇË - Skënderbeu dhe Erzeni luajnë nesër në orën 18:00 për raundin e 33-të në Superligë. Korçarët kërkojnë tri pikët e radhës në shtëpi, në përmbushjeve të objektivit për katër vendet e para që të çojnë në "Final 4", duke kërkuar ndeshjet shtesë për trofeun e kampionit të këtij sezoni.
Para ndeshjes për mediet foli Ivan Gvozdenovic. Trajneri serb i Skënderbeut tha se sulmuesi Nikaj ka probleme në gju dhe nuk është vendosur nëse do jetë në fushë.
"Gjendja - Është e mirë, vetëm Nikaj ka një problem në gju dhe sot do shohim. Stafi do shohë sot dhe deri në këto momente nuk kemi mungesa. Erzeni? Ndeshja kundër tyre është shumë e rëndësishme, shumë e fortë. Kemi nevojë për pikët sepse nuk jemi të qetë. Jemi gjashtë pikë larg zonës së frohtë dhe 2 nga "Final 4". Ne jemi Skënderbeu dhe nesër do mendojmë të luajmë bukur dhe të marrim pikët.
Formacioni - Do luajmë si gjithmonë. Mendoj si të luajmë në sulm dhe bukur. Nëse Nikaj nuk është gati, me stafin do vendosim formacion sulmues.
Objektivi "Final 4" - E kam të vështirë të të jap një përgjigje. Mendoj vetëm si të fitojmë me Erzenin. Kjo varet nga shumë gjëra. Brenda në shpirt mendojmë për sipër, të shkojmë sa më lart dhe duam "Final 4".
Tifozët - Janë shumë të mirë, kanë qenë në çdo takim. Bashkë do ia dalim dhe kemi nevojë për ta. Besoj se me ta do bëjmë një atmosferë të bukur", tha serbi i Skënderbeut.
Me 44 pikë, korçarët janë dy pikë më pak se zona "Final 4" (vendi 6) dhe gjashtë më shumë se zona e ftohtë. Erzeni me 31 pikë pozicionohet në vendin e nëntë dhe është në luftë për mbijetesën, paçka se situata duket e vështirë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
59.3%
-
Jo
35.2%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 290
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Skënderbeu i vërtetë' i autorit Fatos Daci, një libër me vlera të mëdha për historinë tonë mbarëkombëtare
15 Dhjetor, 10:44
-
Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin, pas 40 ditësh në paraburgim Gjykata e Korçës zbut masën e sigurisë për vëllain e deputetit demokrat Nallbati, dhe 2 bashkëpunëtorët e tij
14 Dhjetor, 16:24
-
Konkursi i 3-të Mbarëkombëtar i Letërsisë së humorit 'Niko Nikolla' në Korçë! Kapexhiu: Një nga zhanret më të vështira të artit
14 Dhjetor, 12:07
-
Kryente vjedhje në bizneset në Korçë, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim! Në pranga edhe një tjetër
14 Dhjetor, 11:27
-
Si u shua ëndrra australiane e dy të rinjve korçarë në ’90-ën
14 Dhjetor, 09:42
-
Tre fitore në tre ndeshje, Partizani i rikthyer frikshëm mposht edhe Flamurtarin! Vora bie në fund ndaj Elbasanit
13 Dhjetor, 19:45
-
Kategoria e Parë/ Përplasje dhe katër kartona të kuq në Laç, vendasit mposhtin 2-1 Skënderbeun! Korabi fiton në Fier, tri pikë për Pogradecin
13 Dhjetor, 15:36
-
Pogradec/ Gërmime në zonën e varreve monumentale ilire në Mokër, tre të shoqëruar
13 Dhjetor, 14:51
-
Sot tre ndeshje në Superligë, AF Elbasani për të mbajtur kreun! Tirana luan në Durrës, spikat Partizani - Flamurtari
13 Dhjetor, 12:55
-
Korçë/ Shiste kanabis në doza arrestohet autori! Në pranga edhe blerësi (VIDEO)
13 Dhjetor, 10:49
-
'Shkrihet' KF Tirana, klubi dënon pesë titullarët! Shkon në 10-të numri i mungesave para Teutës (Emrat)
13 Dhjetor, 09:24
-
Media franceze: Mozaiku i Bazilikës në Lin, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare
13 Dhjetor, 07:54