Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, në “Facebook”,  ka bërë të ditur se ekonomia shqiptare ka marrë sërish notë pozitive.

Agjensia prestigjioze e vlerësimit Standard and Poor’s jep një tjetër vlerësim pozitiv për ekonominë e Shqipërisë, duke konfirmuar notën “B+”, me perspektivë të qëndrueshme si ekonomike ashtu edhe fiskale për periudhën në vijim.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj

Po ashtu Ahmetaj thekson se performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike.

Agjensia prestigjioze e vlerësimit Standard and Poor’s jep një tjetër vlerësim pozitiv për ekonominë shqiptare, duke konfirmuar notën “B+”, me perspektivë të qëndrueshme si ekonomike ashtu edhe fiskale për periudhën në vijim. Në raportin e publikuar ditën e djeshme, S&P vlerëson se performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbёshtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i pёrmirёsuar, i cili tanimë e ka vendosur detyrim në ligj kontrollin rigoroz të deficitit dhe uljen e tij, duke vendosur nën kontroll risqet e lidhur me të.

Ecuria e performancës fiskale të Shqipërisë vlerësohet të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me renditje të ngjashme, e mbështetur nga pritshmëritë pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të financave publike. Në të njëjtën kohë, vlerësohet performanca në rritje e të ardhurave buxhetore, mirë administrimi si rezultat edhe i uljes se informalitetit, kontrolli dhe ulja e shpenzimeve dhe vazhdimi i reformave strukturore nga ana e qeverisë, kryesisht ajo në sistemin e drejtësisë, të cilat pritet të reflektohen në një renditje më të lartë vitin e ardhshëm. 

Postimi i plotë i Arben Ahmetajt në Facebook