Shoqërohet dhe lihet i lirë prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, Krimet e Rënda: Po e hetojmë për korrupsion

GJIROKASTËR - Shoqërohet në polici prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, pasi dyshohet për korrupsion. Ka qenë mesdita e kësaj të hëne kur prokurori është marrë nga zyra e tij nga ofierë të policisë e prokurorisë dhe është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime. Report Tv mëson se prokurori ka qenë në përgjim prej një kohe të gjatë për një hetim që kishte nisur ndaj tij për korrupsion. Prokurori Çoçoli nuk ka bërë rezistencë dhe ka pranuar shoqërimin drejt policisë së Gjirokastrës ku ndodhet edhe në këto momente.

Bëhet fjalë për një automjet të bllokuar me vendim prokurorie, dhe për ta çliruar nga sekuestroja, prokurori Çoçoli dyshohet se kishte marrë 20 mijë lekë. Ky veprim supozohet se është bërë pikërisht këtë të hënë, ndaj edhe policia ka shkuar në zyrë, duke i bërë një kontroll të befasishëm. Mësohet se efektivët e policisë nuk kanë gjetur as para, dhe asgjë të dyshimtë. Nga ana tjetër as vetë prokurori Çoçoli nuk e ka pranuar një fakt të tillë. Disa orë pas shoqërimit, prokurori është lënë i lirë. Ndërsa në një reagim për mediat, Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaron se Spartak Çoçoli po hetohet për korrupsion, por ndaj tij edhe nuk është kërkuar ndonjë masë sigurimi personal si dhe nuk ka urdhër ndalimi dhe as vendim gjykate për arrestim.

"Prokuroria për Krime të Rënda është duke kryer hetime në lidhje me procedimin penal nr 08/2019 për veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç. Prokuroria për Krime të Rënda nuk ka kërkuar asnjë masë sigurimi personal në Gjykatën e Krimeve të Rënda për prokurorin Spartak Çoçoli. Po ashtu dhe policia nuk ka proceduar me arrest në flagrancë. Pra, nuk ka as urdhër ndalimi nga prokuroria dhe as vendim gjykate për arrestim dhe as arrest flagrance nga policia. Prokuroria për Krime të Rënda po kryhen veprime hetimore lidhur me këtë procedim", thuhet në reagimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. 

Gruaja rome e akuzoi se i kishte marrë 1 mijë euro
Emri i prokurorit Spartak Çoçoli nuk është i panjohur për publikun. Prokurori akuzohej nga një qytetar se i kishte marrë 1 mijë euro për çështjen e vajzës 17-vjeçare të komunitetit rom e cila ishte rrëmbyer nga 40-vjeçari Shpëtim Muharremi nga Levani i Fierit. Sipas tyre prokurori nuk ka bërë asgjë ndryshe nga sa kishte premtuar, ndërsa nuk ka kthyer as paratë (Lexo këtu). Në korrik 2018, nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzoi prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore. Akuzat e familjarëve erdhën pas lirimit nga Gjykata e Gjirokastrës të Shpëtim Muharremit, tre ditë pas shoqërimit nga policia.

Vajza e mitur ishte denoncuar e rrëmbyer nga prindërit, mirëpo sipas pretendimit të prokurorit Çoçoli, 17-vjeçarja në sallën e gjyqit kishte deklaruar se ishte larguar me dëshirë dhe se nuk do kthehej më te shtëpia e familjarëve të saj, por do jetonte me Edin, djalin e 40-vjeçarit. Pas kësaj dëshmie, Çoçoli nuk ka kërkuar arrestimin e Shpëtim Muharremit, duke e lënë atë të lirë në sallën e gjyqit, ndërsa edhe vajza është larguar për në shtëpinë e personit që akuzohej nga familjarët e saj si rrëmbyes. Pikërisht ky ka qenë momenti që ka irrituar familjarët e të miturës, të cilët hodhën akuza për ryshfet ndaj prokurorit. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Dhunë në futbollin e femrave, Disiplina pezullon 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit, goditi lojtaret e Partizanit

Dhunë në futbollin e femrave, Disiplina pezullon 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit, goditi lojtaret e Partizanit