POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Athinë/ Ambasada e SHBA-së sulmohet nga një grup anarkist grek, arrestohen tetë persona

Ambasada e SHBA-së në Athinë

Ambasada e SHBA-së në Athinë është sulmuar në 03:30 të mëngjesit nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rouvikonas”. Mediat greke raportojnë se drejt saj disa persona të këtij grupimi kanë hedhur nga motorat e tyre shishe e tollumbace të mbushura me bojë të kuqe.

Policia ka ndaluar për këtë sulm vandal tetë persona të këtij grupi anarkist, që e ka marrë vet përgjegjësinë e sulmit përmes një postimi në internet. Anarkistët kanë shpjeguar se sulmi ka ardhur si një reagim ndaj politikës së SHBA-së në Siri, si dhe ndaj marrëveshjes së Greqisë me Maqedoninë për të ndryshuar emrin e kësaj të fundit në këmbim të anëtarësimit në NATO.

“Rouvikonas” ka kryer sulme të ngjashme edhe në të kaluarën kundër ambasadave, organizatave shtetërore greke dhe zyrave të partive politike.

a.s.
Komento