POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Aulona Musta ‘zë mend’, dëgjon fjalën e ndjekësve dhe shfaqet kështu (Foto)

Moderatorja Aulona Musta

Stina e verës tashmë ka mbaruar dhe gjatë gjithë këtyre muajve e kemi parë të shfaqet me bikini, në bregdete të ndryshme teksa shijoi pushimet me bashkëshortin e saj dhe me familjen. Bëhet fjalë për Aulona Mustën.

Kjo e fundit ka marrë kritika të pafundme për zhveshjet e saj në publik, duke u komnsideruar si një person që nuk percjell asnjë mesazh pozitiv nëse shfaqet kështu. Madje kishte edhe disa nga ato që vinin në dyshim mënyrën e prindërimit të Aulonës.

Gjithsesi sot moderatorja ka publikuar një foto krejtësisht ndryshe. Musta shfaqet në bregdet, dhe pavarsisht kohës së mirë dhe temperaturave të larta ajo shihet që ka veshur një pallto të gjatë ngjyrë blu, të mbyllur mirë.

Foto e publikuar nga Aulona Musta 

“Me ne fund shoqe Aulona i kuptoi te gjitha gabimet...Komiteti Qendror i Partise se Punes Instagramiste aprovon kete veshje, e cila nuk bie ndesh me normat dhe moralin e kulluar te shoqerise tone plote vlera! Shoqe Aulona me ne fund u kthye ne rruge te drejte!”- shkruan Aulona krahas fotos. Gjithsesi kjo ka qenë një ironi me humor e moderatores kundrejt të gjithë ndjekësve që e kanë kritikuar.

fl.mi.
Komento