‘E quajtën lolo, të përvëluar për femër’, Aulona në mbrojtje të Dj Dagz: Ai është burrë i vërtetë

‘E quajtën lolo, të përvëluar për femër’, Aulona në mbrojtje të Dj Dagz: Ai është burrë i vërtetë

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira, një çift i krijuar brenda shtëpisë së 'Big Brother Vip' shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut. Por komentet nuk mungojnë edhe nga personazhet e njohur.

Aulona Musta, duket se i ka dalë në mbrojtje Dagz-it, i cili në rrjete sociale është quajtur si i komanduar nga Einxhel dhe e ka tepruar me veprimet brenda shtëpisë më të famshme të momentit.

"E quajtën pa karakter, lolo, të përveluar për femër. E “tallen” dhe ironizuan se rrinte pas “fustanit” të Einxhell, se e puthte më shumë seç duhet, e mbështeste më shumë seç duhet, e donte më shumë seç duhet… “Sa është më shumë seç duhet?”… aq saç është standarti që shoqëria jonë ka vënë për sjelljen dhe dashurinë që një burrë duhet t’i japi një gruaje…të cilen në parim e duan, ënderrojnë dhe ankohen kur s’e kanë, ama kur e shohin që e ka dikush tjetër e përçmojnë…madje thonë dhe “nuk është burrë, se nuk bën burri ashtu pas një vajze…ka femra plot” Asnjë nga ne nuk e njeh Dagzin jashtë, por për aq sa pamë në BBV, në fakt ky është burri i vërtetë.

Burri që bie në dashuri dhe s’ka frikë të pranojë që ndjen, edhe kur partnerja e refuzon fillimisht; që lufton për ta bërë për vete me mirësi, përkushtim, mbështetje. Që nuk i trembet një karakteri të fortë, që shpesh kërkon edhe të komandojë, apo të jetë “liderja” në çift. Që nuk ka frikë nga inteligjenca dhe potenciali i partneres se tij, perkundrazi kërkon ta evidentoje dhe t’i japë vlera në çdo moment. Që e rrethon me dashuri dhe perkushtim, por i jep gjithe lirinë dhe hapsiren e nevojshme për të shfaqur veten. Qe nuk i thote mos fol, mos qesh, mos thuaj atë, sillu kështu, mos bëj atë, bëj këtë, sepse nuk e sheh si pronë dhe as si trofe, por si partnere.

Për fat të keq, burrat si Dagz do vazhdojnë te tregohen “me gisht” dhe nuk do vleresohen siç duhet, edhe për shumë kohë… nga seksi i njëjtë që vazhdojnë mendojnë se burrëria qëndron tek forca, dinakëria dhe skuthllëqet, por për fat të keq edhe nga seksi i kundërt që do vazhdojnë të kënaqen dhe të pranojnë atë që “u jepet” dhe jo atë që “meritojnë”.

Goca mos kini frikë të vendosni standarde për veten dhe t'i pretendoni ato! Çunat e fortë kanë dalë nga moda. Gentleman is the new sexy. Çuna mos kini frikë nga vajzat inteligjente, me karakter dhe të pavarura. Janë vlerë e shtuar në çdo marrëdhënie."-shkruan Musta.

Dagz i ka komentuar Aulonës duke i thënë se i vlerëson rreshtat që ajo ka shkruar.

“I vlerësoj shumë rreshtat që sapo lexova, sidomos kur vijnë nga një person i ngritur dhe i vlefshëm si ti. ????”-shkruan Dagz.

Komenti i Dagz në postimin e Aulona Mustës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ripi: 20/01/2022 21:57

    Bravo produksionit të bbv.për vipat Alla Beatrixs që kanë nivel zero sa që dhe një nxënësi të klasës së dytë do t'i vinte turp nga përgjigjia e vipes(rripes)Beatrixs.

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 20/01/2022 20:35

    Ky hamshori sdo mend se eshte mashkull dhe dikuje i duket edhe burre i vertet por ama sikur jeta pseudoartist e pseudoanalist mendojne vetem pak ne vlera divte duhet te turperohen me keta horra meshkuj kurva qe skan asnje vlere pos ndyrsise e pisllakut prandaj edhe Jane zgjedhur sdi nga kush por ama qe turperojne kombin,po çfar artiste n'a eshte ajo trixi qe se dit sa bejne 12+2, mendoj se eshte koha e fundit qe dikush duhet te mendon se ne secilin program duhet te kete artist e artiste n'a te shkolluar e jo kurva e kurvar qe sdijne as te shprehen shqip, ani digjej e quajne nje analfabet rrugaq qe i duket se ka ardhe nga qielli ne kete shtepine e turpit, vertet e turpshme kur shef kta rrugaq e kurva ta perfaqsojne kombin, tour edhe per organizatorin dhe veqmas per ate spukericen osmani.

    Përgjigju
  • Niku: 20/01/2022 20:27

    Ore ti burre je mor plak, ta moresh ene ta gzosh, kot nuk thojn paç fatin e..Einxhelit. Kjo me thone te drejten se di se ca lidhje ka me vipllikun, po sa fyte ka bo kjo neper tirone ska bo as gola ronaldo me juven

    Përgjigju
  • Toni: 20/01/2022 19:32

    Po ti merre a lumadh se ska problem sta ndalon njeri,se kan mbaruar pun para teje te gjith cunat e kombetaes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë