Në karantinë edhe shumë VIP-a i janë dedikuar shtëpisë dhe punëve të saj. Për të gjitha vajzat që dashurojnë palestrën, por ditët e karantinimit duhet t'i kalojnë në shtëpi, Aulona Musta tregon mënyrën si t'i bëni mirë të dyja.
Shfrytëzojini punët e shtëpisë për tu stërvitur dhe ato do t'ju duken shumë argëtuese. Me anë të një video në Instagram, Aulona Musta, gazetarja që njihet për pasionin e saj për palestrën dhe për format perfekte trupore, ka treguar mënyrën.