Rrëfehet Aulona Musta: Bashkëshorti ishte xheloz për fotot me bikini! Vitet e para ishin tmerr

Rrëfehet Aulona Musta: Bashkëshorti ishte xheloz për fotot me bikini! Vitet e para ishin tmerr

Moderatorja Aulona Musta dhe bashkëshorti i saj

Moderatorja Aulona Musta njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe vetëbesimin e saj. E ftuar në 'Goca dhe gra', moderatorja është pyetur në lidhje me marrëdhënien që ajo ka me bashkëshortin e saj nëse ka pasur ndonjëherë momente kur ai është bërë xheloz për shkak të fotove me bikini.

Ajo njihet dhe për fotot me bikini që publikon në rrjetet sociale duke ekspozuar trupin e saj dhe kjo për shkak të punës. Aulona u shpreh se përgjatë viteve të para të lidhjes ka pasur xhelozi, të cilën e cilësoi një ‘tmerr’ por që tashmë ata e kanë kaluar këtë fazë të lidhjes pasi partneri i saj e ka kuptuar që kjo është pjesë e punës së moderatores.

“Ne e kemi kaluar këtë pjesë! Në dy vitet e para të lidhjes ka qenë një tmerr. Tre katër vitet e para kanë qenë okay pastaj u bëmë rehat. Është shumë normale që kur je në fillim të marrëdhënies të duhet pak kohë, patjetër që do të kesh probleme. Edhe kur shoh fotot e mia në Facebook para 12 vitesh kam foto me minifund, me dekolte të hapur dhe skam pasur asnjë problem. Ai e kupton që është pjesë e punës time”- u shpreh ajo.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë