Akuzat e PD për Vettingun, Balla me deputetin gjerman: KPK-ja e pavarur, PS s’komenton vendimet

Tiranë-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me deputetin gjerman, Nikolas Label. Në një konferencë të përbashkët për mediat, nga kryesia e Kuvendit, Balla dhe Lobel folën për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Balla siguroi Lobel se do të vijojë puna për plotësimin e kushteve dhe për të arritur progresin e kërkuar nga BE.

Do vazhdojmë luftën kundër krimit të organizuar.  Folëm për vettingun, ligjin për magjistratët dhe bojkotin e opozitës. Do të punojmë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Me sfida dhe vështirësi do të vijojmë punën për reformën në drejësi. Falenderoj bundestagun për mbështetjen.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së

Lobel nga ana tjetër, ritheksoi edhe njëherë qëndrimin mbështetës të qeverisë gjermane, por tha se përveç Gjermanisë, Shqipëria ka shumë punë me vendet e tjera të BE-së, të cilat duhet të binden për progresin e Shqipërisë.  

Për mua është një kënaqësi e veçantë të flas këtu para jush në emër të bundestagut gjerman. Për rëndësinë që ka Shqipëria për Gjermaninë, mjafton të përmend vizitat e ministrit dhe deputetëve të tjerë të Bundestagut në Shqipëri. Pata fatin të takoj ministrat dhe kryeministrat, dhe dua të them se progresi i Shqipërisë është impresionues. Evropa është një bindje dhe për të krijuar këtë bindje s’duhet bindur vetëm Gjermania por edhe vende të tjera. Në pranverën e vitit 2019 do të jetë parlamenti europian që do të paraqesë një progres raport, dhe në bazë të tij do të jepet vendimi për Shqipërinë. Ky është fillimi i procesit dhe i bisedimeve për anëtarësimin në BE. Mjafton të marrësh në konsideratë opinionin e qytetarëve shqiptarë që duan mbi 92% e tyre të jenë pjesë e familjes evropiane. Viti 2019 është i rëndësishëm për Shqipërinë, po punojmë së bashku. Vit i mbushur me sfida, po punojmë me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Po punojmë me ekspertët, por duhet punë e madhe. Shqipëria e ka marrë shumë seriozisht me Reformën në Drejtësi, por edhe ne. Kemi 50 ekspertë që po merren me skanimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Nikolas Lobel, deputet i bundestagut gjerman

Akuzave të Partisë Demokratike se kryeministri po ndikon në vendimet e organeve të vettingut, Partia Socialiste iu përgjigjet duke ju kujtuar se KPK-ja është institucion i pavarur. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është një organ i pavarur nga politika. Më vjen keq që Partia Demokratike komenton vendimet e KPK-së apo më vonë të Kolegjit të Apelimit, por Partia Socialiste nuk do të komentojë asnjëherë vendimet e organeve të pavarura.

Taulant Balla, Kreu i grupit të PS
 

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me deputetin gjerman, Nikolas Lobel, numri dy i socialistëve tha se opozitën e priste në seancën më të parë për të votuar ligjin për magjistratët. 

Në seancën më të parë në 3 shtator, pasi dielli dhe vera të kenë ndikuar në mendjet e opozitës, detyra e parë që na pret është që të miratojmë ligjin për magjistratët.

Taulant Balla, Kreu i grupit të PS

Nikolas Lobel i cili është përgjegjës për Ballkanin në Komisionin e Politikës së Jashtme të Bundestagut, nuk u shpreh i shqetësuar për faktin se vendi aktualisht nuk ka gjykatat më të larta. Pyetjes së Report TV nëse kjo gjendje është një rrezik për demokracinë, Lobel ju përgjigj: 

“Në shtetin e së drejtës reformat marrin kohën e tyre dhe ndonjëherë zgjasin shumë. Reforma në drejtësi dhe institucionet e saj janë shtyllë e demokracisë dhe ndonjëherë, mbase reformat janë të gjata e të thella. Por një shtet demokratik duhet të ketë edhe institucione dhe instrumente që të funksionojë e të jetë një shtet i së drejtës funksionuese”.  Deputeti gjerman përsëriti vëmendjen e shtetit të tij për një reformë zgjedhore të plotë e të qëndrueshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veshgjati Viçidolit: 26/07/2018 18:51

    Shterngoni by*en Luli e Monika. Nuk behet shaka me Gjermanin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë