Sali Berisha ka publikuar një foto në Facebook ku duket Taulant Balla dhe në krah të tij një plak me xhaketë dhe një i ri, që ish-kryeministri thotë se është i dënuar me burg.

I riu në krah të Ballës sipas Berishës është një i arrestuar në 2015 për trafik kokaine. “Foto lajm: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015” shkruan Berisha.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla, i cili shprehet se fotoja e publikuar nga Berisha është montazh.

Ai sqaron se fotoja është shkëputur nga një vizitë e tij me Edi Ramën në qarkun e Elbasanit dhe është montuar. 

Taulant Balla ka publikuar edhe foton reale e cila tregon qartë se fotoja e publikuar nga Berisha është një montazh.

Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin

Taulant Balla

Fotoja origjinale dhe montazhi i publikuar nga Berisha