Në emisionin e Eni vasilit ‘Open’ gjatë mbrëmjes së sotme ishte i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha, por për mënyrën e zhvillimit të debatit në studio ka reaguar drejtori i Informacionit në Kryeministri, Endri Fuga. Ky i fundit, indirekt duket se reagimin në Twitter e ka për “analistët” që ishin vendosur përballë Berishës.

Në fakt, debatin e ka drejtuar Sali Berisha që ka vazhduar me shpifjet e zakonshme duke treguar që burimi më i mirë është "Qytetari Dixhital” i cili sipas tij, ka gjithmonë të drejtë në denoncimet e veta.

Pavarësisht broçkullave dhe gënjeshtrave asnjë vërejtje apo kundërshtimi s’ka pasur as nga moderatorja, as nga analistët në studio, ku mes të cilëve ishte edhe Alfred Peza, Sekretari Dixhital i PS dhe ish-deputet i kësaj force politike. Një skenar krejt ndryshe nga agresiviteti që nuk ndalon si i moderatores ashtu edhe i panelistëve kur në këtë studio është i ftuar kryeministri Edi Rama

Monologu i Berishës sot ishte as më shumë dhe as më pak, por identike me monologjet televizive që ai ka mbajtur në vitet kur ishte në pushtet. Dhe pikërisht kjo sjelle e ish-kryeministrit dhe përgjumia e moderatores dhe analistëve, ka sjellë reagimin e drejtorit të Informacionit në Kryeministri, Endri Fuga, i cili me doza ironie sheh edhe "elementë pozitivë" te ky inaktivitet i panelistëve.

Kur ju shoh se si squlleni për inerci përballe Saliut, jam shumë krenar që e nxorëm në pension këtë vjetërsire komuniste! 100 herë më mirë mos mirë sjellja juaj ndaj Kryeministrit të sotëm, sepse tregon se jeni krejt të lirë edhe pse s'jeni hiç etikë.

Endri Fuga, Drejtor i Informacionit në Kryeministri