Në emisionin e Eni vasilit ‘Open’ gjatë mbrëmjes së sotme ishte i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha, por për mënyrën e zhvillimit të debatit në studio ka reaguar drejtori i Informacionit në Kryeministri, Endri Fuga. Ky i fundit, indirekt duket se reagimin në Twitter e ka për “analistët” që ishin vendosur përballë Berishës.
Në fakt, debatin e ka drejtuar Sali Berisha që ka vazhduar me shpifjet e zakonshme duke treguar që burimi më i mirë është "Qytetari Dixhital” i cili sipas tij, ka gjithmonë të drejtë në denoncimet e veta.
Pavarësisht broçkullave dhe gënjeshtrave asnjë vërejtje apo kundërshtimi s’ka pasur as nga moderatorja, as nga analistët në studio, ku mes të cilëve ishte edhe Alfred Peza, Sekretari Dixhital i PS dhe ish-deputet i kësaj force politike. Një skenar krejt ndryshe nga agresiviteti që nuk ndalon si i moderatores ashtu edhe i panelistëve kur në këtë studio është i ftuar kryeministri Edi Rama.
Monologu i Berishës sot ishte as më shumë dhe as më pak, por identike me monologjet televizive që ai ka mbajtur në vitet kur ishte në pushtet. Dhe pikërisht kjo sjelle e ish-kryeministrit dhe përgjumia e moderatores dhe analistëve, ka sjellë reagimin e drejtorit të Informacionit në Kryeministri, Endri Fuga, i cili me doza ironie sheh edhe "elementë pozitivë" te ky inaktivitet i panelistëve.
Kur ju shoh se si squlleni për inerci përballe Saliut, jam shumë krenar që e nxorëm në pension këtë vjetërsire komuniste! 100 herë më mirë mos mirë sjellja juaj ndaj Kryeministrit të sotëm, sepse tregon se jeni krejt të lirë edhe pse s'jeni hiç etikë.
Endri Fuga, Drejtor i Informacionit në Kryeministri
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?
-
Po
38.2%
-
Jo
55.4%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 2506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhvillimi i turizmit kërkon më shumë profesionistë! Qeveria orienton të rinjtë drejt arsimit profesional
18 Shtator, 19:59
-
Rama drejt Brukselit, pritet të takohet me kreun e KE Von der Leyen
18 Shtator, 19:56
-
Dosja e SPAK/Berisha paralajmëron gazetarët: Kujdes çfarë shkruani! Përse shoqatat e mediave heshtin?
18 Shtator, 19:50
-
Berisha me gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve, Poli Hoxha në 'Studio Live': Kërcënoi hapur duke na quajtur pengje! SPAK po merr peng këdo që ka bërë krim
18 Shtator, 19:03
-
Berisha: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator, 15:01
-
Masa e parë e sigurisë/ Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha
18 Shtator, 14:35
-
Spahiu ironizon Berishën: S’mund jesh lider opozite dhe ndërton 18 pallate gjatë qeverisjes Rama
18 Shtator, 14:13
-
Dosja Partizani/ Merret e pandehur edhe financierja Andia Pustina për pastrim parash! SPAK: Ishte mikesha e familjes Berisha dhe Malltezi
18 Shtator, 13:48
-
Dosja Partizani/ Udhëtimi misterioz në Vjenë i Berishës dhe anëtarit të KKP-së Bari Hodaj një muaj para se t'i kthehej prona dhëndrit të ish kryeministrit
18 Shtator, 13:40
-
Takimi i gjeneralit amerikan me Ramën, ambasada e SHBA: Shqipëria rol kyç në NATO
18 Shtator, 11:09
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon të paktën 86 mandate, por a do t’i arrijë?
18 Shtator, 10:29
Ne asnje menyr nuk duhet paragjikuar-QYTETARI DICITAL-.Ndermjet tyre ka plot te verteta.SHum prej tyre duhen konsideruar.Mir po zoti Endri s'e ka hic hallin atje. problemi i tij eshte ,pse analistet i kerkon sqarime kryeministerit dhe leneka Saliun te livadhis. NBuk ecet perpara me sharie e mllefe.
PërgjigjuEni eshte bere e padurueshme,prandaj njerezit e kane braktisur se u ngjall krupe,po te kete perpara Berishe Kriminelin behet e neveritshme,kur fton Edi Ramen ben 1000 pyetje pa pritur te marre pergjigje,gazetare leshi,thjesht ndjej neveri per kete femer debile.
PërgjigjuPrandaj duhet qe PD te vij ne pushtet! Nese vjen PD ne pushtet nuk ka me te tilla gjona. Flm
PërgjigjuPo Alfred Pezën pse e graduat prap, kur dihet qe ai ka vjedhur 1milion e ca dollar??
Përgjigjuketa lloj vetem duan injoruar ,,,mos u merrni me ata,,Që nga teleshikuesit deri tek politikanët që shkojn aty .E lini saliun me rrangullin e vet se po ju vjen fundi
PërgjigjuZoti Endri Fuga keni plotësisht të drejt .
PërgjigjuI sakte Endri.
Përgjigju