Dëshmia e mjekut: Unë e shpëtova gazetarin Bardhok Lala kur e masakroi SHIK-u i Sali Berishës!

Dëshmia e mjekut: Unë e shpëtova gazetarin Bardhok Lala kur e masakroi SHIK-u i Sali Berishës!

Gazetari Bardhok Lala

Ish-ndihmësmjeku në klinikën Psikiatrike të QSUT-së tregoi për gazetaren Rudina Xhunga se si i shpëtoi jetën gazetarit Bardhok Lala, pasi ai u masakrua nga SHIK-u në maj të 1996-ës gjatë protestës që po mbahej në qendër të Tiranës.

Më poshtë dëshmia pas 28 vitesh e Gjin Lleshit, i cili strehoi dhe mjekoi në shtëpinë e tij gazetarin Bardhok Lala.

“SHIK-u ka masakruar shumë njerëz. Bardhok Lala është një nga ata që kam parë unë. Bardhoku e ka mbajtur të fshehtë që e shpëtova unë që mos më hapte probleme. Por unë nuk kam pasur frikë ndonjëherë në jetën time nga politikanët shqiptarë.

Bardhok Lala në vitin 1990 ka ardhur si infermier në psikiatri. Ishte djalë i mirë dhe e dija që punonte edhe me gazetat ato kohë. Një ditë ne shkuam bashkë në një grevë kundër atij shteti superfashist.

Ne kishim zënë pozicion pas Ministrisë së Mbrojtjes. Me ne erdhi edhe Bardhoku me një aparat fotografik me vete, ndërsa unë kisha një motor të vogël. Sa herë shkrepte foto m’i sillte mua të t’i fusja te motori për t’i ruajtur.

Pastaj filloi dhuna. Filluan të largohen njerëzit pas dhunës. Unë shkova në spitalin për të parë mos ka ndonjë ngjarje. Nuk kishte gjë. U nisa për në shtëpi. Vetëm kur më vjen një i njohur në shtëpi e më thotë:

“Urgjent se Bardhokun nuk e gjen gjallë! Është sipër Liqenit Artificial te një shtëpi përdhese”.

U nisa shpejt me motor. Kur shkova te shtëpia më dolën para dy burra. “Bardhokun desha”, u them.

“Pa vdekur ne si fis, Bardhokun ti nuk e merr”, më tha.

Bardhoku u thirri nga penxherja dhe më futën brenda. Kur e pashë, nuk e njoha. I gjithë trupi i nxirë dhe nuk lëvizte nga vendi. Shpejtim i pulsit, frymëmarrje e vështirësuar, sy, hundë dhe gojë ishin tërë gjak. Nuk prekej me dorë. U tmerrova.

Më vonë erdhi makina e gazetës ku punonte Bardhoku që ta çonim në Spitalin e Traumës. Ai nuk na shihte, se sytë i kishte mbyllur. Por vetëm fliste përçart. Kur nisëm ta çojmë për në spital më tha:

“Gjin ata e dinë se unë kam vdekur. Mos më çoni atje se do më vrasin. Mos më lër Gjin!”.

E morëm e çuam te shtëpia ime.

E futa në shtëpi, shkova me urgjencë në spital, mora mjekët edhe filluam serumin, mjekimin. Pastaj erdhën gazetarët nga jashtë. Ata thanë ta marrin Bardhokun edhe mua me familjen dhe të na çojnë në një vend evropian që të shpëtojmë:

“Asnjëherë në botë. Shqipëria është e jona, nuk ikim”, u thashë.

Vazhdoi mjekimin Bardhoku për dy tre ditë. Pastaj më tregoi kush e dhunoi sepse unë nuk e dija:

“Më morën, më futën në makinë, më kaluan në oborrin e Presidencës, më çuan te Liqeni Artificial, më hapën një gropë, më futën brenda të zhveshur dhe më rrahën me shkopinj. Pasi e panë që më ra të fikët, ikën se menduan se unë vdiqa”.

Atje duke rënkuar, e dëgjuan qytetarët, e morën e mbështollën me çarçaf edhe e çuan në shtëpinë e tyre. E shpëtoi ajo familje, afër liqenit. Nga ata e ka jeten, jo unë.

Kur e pa i ati pas 10 ditësh tha:

“Çfarë i bëre shtetit o bir? Perse nuk të vranë, por të bën kështu, i forti vret, ose fal”.

Një natë vjen njëri nga SHIK-u dhe kërkonte nëpër korridore. Dola edhe biseduam:

“Çfarë kërkon këtu? Ke ndonjë urgjencë?”, e pyeta.

-U qenke nga veriu ti! Po si je? Si i ke punët?

-Mirë!

-Më ka ardhur keq për atë shokun tënd.

-Edhe mua-

-Por ti e ke në dorë që ta rregullosh këtë punë?

-Po unë e kam në dorë. Njerëzit edhe gabojnë edhe unë jam për të zbutur situata, jo për të marrë pushkët. Nëse dikush e ka tepruar, ne jemi njerëz, nëse e ka vrarë shteti është përgjegjës shteti.

-Jo shteti bën punët e veta. Por ata që kanë dhënë urdhër…”, tha edhe iku.

Ai iku dhe pas dy ditësh më erdhi një tjetër:

“-Si je?

-Mirë.

-Qenke nga veriu ti. Po si i ke punët?

-Mirë.

-Kujdes, nuk ka shtet. Ke fëmijë?

-Po kam.

-Të ka ruajt Kisha e Laçit. Mos u ndje me shtetin se të marrin fëmijën e s’e gjen me.”

Unë kam një fëmijë. Kur të thonë këtë, ik e fli po të duash. Ky ishte shteti gangster, shteti fashist që kujtoj unë para se të ikja nga Shqipëria", tregoi Gjin Lleshi. Sali Berisha, vazhdon ende dhe kërcënon gazetarët, këtë radhë nga maja e penxheres. “SHIK-u ka masakruar shumë njerëz. Bardhok Lala është një nga ata që kam parë unë. Bardhoku e ka mbajtur të fshehtë që e shpëtova unë që mos më hapte probleme. Por unë nuk kam pasur frikë ndonjëherë në jetën time nga politikanët shqiptarë. Bardhok Lala në vitin 1990 ka ardhur si infermier në psikiatri. Ishte djalë i mirë dhe e dija që punonte edhe me gazetat ato kohë. Një ditë ne shkuam bashkë në një grevë kundër atij shteti superfashist. Ne kishim zënë pozicion pas Ministrisë së Mbrojtjes. Me ne erdhi edhe Bardhoku me një aparat fotografik me vete, ndërsa unë kisha një motor të vogël. Sa herë shkrepte foto m’i sillte mua të t’i fusja te motori për t’i ruajtur. Pastaj filloi dhuna. Filluan të largohen njerëzit pas dhunës. Unë shkova në spitalin për të parë mos ka ndonjë ngjarje. Nuk kishte gjë. U nisa për në shtëpi. Vetëm kur më vjen një i njohur në shtëpi e më thotë: “Urgjent se Bardhokun nuk e gjen gjallë! Është sipër Liqenit Artificial te një shtëpi përdhese”. U nisa shpejt me motor. Kur shkova te shtëpia më dolën para dy burra. “Bardhokun desha”, u them. “Pa vdekur ne si fis, Bardhokun ti nuk e merr”, më tha. Bardhoku u thirri nga penxherja dhe më futën brenda. Kur e pashë, nuk e njoha. I gjithë trupi i nxirë dhe nuk lëvizte nga vendi. Shpejtim i pulsit, frymëmarrje e vështirësuar, sy, hundë dhe gojë ishin tërë gjak. Nuk prekej me dorë. U tmerrova. Më vonë erdhi makina e gazetës ku punonte Bardhoku që ta çonim në Spitalin e Traumës. Ai nuk na shihte, se sytë i kishte mbyllur. Por vetëm fliste përçart. Kur nisëm ta çojmë për në spital më tha: “Gjin ata e dinë se unë kam vdekur. Mos më çoni atje se do më vrasin. Mos më lër Gjin!”. E morëm e çuam te shtëpia ime. E futa në shtëpi, shkova me urgjencë në spital, mora mjekët edhe filluam serumin, mjekimin. Pastaj erdhën gazetarët nga jashtë. Ata thanë ta marrin Bardhokun edhe mua me familjen dhe të na çojnë në një vend evropian që të shpëtojmë: “Asnjëherë në botë. Shqipëria është e jona, nuk ikim”, u thashë. Vazhdoi mjekimin Bardhoku për dy tre ditë. Pastaj më tregoi kush e dhunoi sepse unë nuk e dija: “Më morën, më futën në makinë, më kaluan në oborrin e Presidencës, më çuan te Liqeni Artificial, më hapën një gropë, më futën brenda të zhveshur dhe më rrahën me shkopinj. Pasi e panë që më ra të fikët, ikën se menduan se unë vdiqa”. Atje duke rënkuar, e dëgjuan qytetarët, e morën e mbështollën me çarçaf edhe e çuan në shtëpinë e tyre. E shpëtoi ajo familje, afër liqenit. Nga ata e ka jeten, jo unë. Kur e pa i ati pas 10 ditësh tha: “Çfarë i bëre shtetit o bir? Perse nuk të vranë, por të bën kështu, i forti vret, ose fal”. Një natë vjen njëri nga SHIK-u dhe kërkonte nëpër korridore. Dola edhe biseduam: “Çfarë kërkon këtu? Ke ndonjë urgjencë?”, e pyeta. -U qenke nga veriu ti! Po si je? Si i ke punët? -Mirë! -Më ka ardhur keq për atë shokun tënd. -Edhe mua- -Por ti e ke në dorë që ta rregullosh këtë punë? -Po unë e kam në dorë. Njerëzit edhe gabojnë edhe unë jam për të zbutur situata, jo për të marrë pushkët. Nëse dikush e ka tepruar, ne jemi njerëz, nëse e ka vrarë shteti është përgjegjës shteti. -Jo shteti bën punët e veta. Por ata që kanë dhënë urdhër…”, tha edhe iku. Ai iku dhe pas dy ditësh më erdhi një tjetër: “-Si je? -Mirë. -Qenke nga veriu ti. Po si i ke punët? -Mirë. -Kujdes, nuk ka shtet. Ke fëmijë? -Po kam. -Të ka ruajt Kisha e Laçit. Mos u ndje me shtetin se të marrin fëmijën e s’e gjen me.” Unë kam një fëmijë. Kur të thonë këtë, ik e fli po të duash. Ky ishte shteti gangster, shteti fashist që kujtoj unë para se të ikja nga Shqipëria", tregoi Gjin Lleshi. /DritareTv/">/DritareTv/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 19/09/2024 14:30

    SHIK ishte sigurimi i ristrukturuar i shtetit, me kompetenca ligjore informativi-policoro-ushtarake ose ndryshe nje monster represive qe Ramiz Alia dhe organizata e vjeter kriminale komuniste kishte menduar per ta patur si nje nder instrumentat per te mbajtur pushtetin si President. Por Alia dha dorheqje pas presionit dhe shantazhit te perfaqesuesve te CIA dhe DASH per te dhe familjen. Ne vend te tij, sic dhe e dime, SHBAte instaluan Sali Berisha. Qe nuk mori postin e Kryeministrit sic dhe i takonte por te Presidentit dhe kontrollin ne FA (Ushtri, Polici, Sherbim informativ). Dhune ekstreme qe aplikohej nga organet represive shqiptare kunder "komunisteve" ishte e sanksionuar ne dispozitat kryesore kushtetuese, ne ligj dhe SHIK qe me shptehes per shkak te ligjit te tij me pushtete te frikshme. E kuptojme qe sot targetimi sipas vijes se partise dhe shokut Rama eshte "Saliu" dhe shembujt si ky i ish gazetarit infermier sillen ne vemendje. Por eshte ne interes te publikutnjo keqperdorimi por e verteta ne tere kontekstin e saj.

    Përgjigju
  • fisnik: 19/09/2024 11:36

    SHIK ka qenë një organizatë kriminale e drejtuar nga Sali non grata nëpërmjet ushtarit kriminel Bashkim Gazidede por sot një rrugë në Tirane mban emrin e këtij vrasësi....tmerr.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja