Botërori 2018/ Kroacia i jep leksione Messit dhe shkatërron Argjentinën

Botërori 2018/ Kroacia i jep leksione Messit dhe shkatërron Argjentinën

Messi gjatë ndeshjes Argjentinë - Kroaci

E çuditshme, por e vërtetë, Argjentina pas dy ndeshjeve të para në grup ndodhet me një këmbë jashtë Botërorit të Rusisë. Messi është shkatërruar sonte nga Kroacia me rezultatin e thellë 3-0, që kualifikohet në fazën tjetër pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para në grupin D.

Pas dështimit me Islandën sonte të gjithë prisnin ‘shpërthimin’ e Lionel Messit dhe Argjentinës, por ndodhi e kundërta, ishte Kroacia që dhuroi spektakël. E ndërsa pjesa e parë u mbyll në barazim, në të dytën Kroacia e nisi serinë e golave me Ante Rebic pas një gabimi të portierit Caballero.

Goli çorientoi Argjentinën që u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por e pësoi nga Modriç, i cili me një perlë nga jashtë zone dyfishoi rezultatin në të 80’. Megjithatë nuk mbaroi këtu, pasi në fund kishte kohë edhe për Ivan Rakitic që shënoi golin e tretë pas vallëzimit në zonën e Argjentinës. Tashmë pas dy ndeshjeve Argjentina e shikon veten në vendin e fundit me një pikë, por shpreson te ndeshja e fundit.

Argjentinë 0 - 2 Kroaci
Ora 22:12
Yjet e Kroacisë turpërojnë Mesin me shokë, Argjentina me një këmbë jashtë Botërorit
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



    ×

    Lajmi i fundit

    Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

    Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin