Çerdhe e re në Berat për fëmijët romë, Manastirliu: Të rieplikojmë modele të mira integrimi në të gjithë vendin

 Çerdhe e re në Berat për fëmijët romë, Manastirliu: Të rieplikojmë modele të mira integrimi në të gjithë vendin

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale sot në ceremoninë e përurimit të çerdhes për fëmijët romë në Berat

60 fëmijë të qytetit të Beratit, një pjesë e mirë e të cilëve, të komunitetit rom dhe egjiptian nga sot kanë mundësi të ndjekin arsimin parashkollor në kushte dinjitoze, pas rindërtimit të çerdhes numër 7 në lagjen ‘Donika Kastrioti’ në këtë qytet.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, deputetë, përfaqësues të PNUD-it, përfaqësues të institucioneve vendore, prindër të fëmijëve, etj.

Krijimi i mundësive për  përfshirjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë sa më herët në ciklin e edukimit është mënyra më e mirë për integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian, ndaj jam shumë e kënaqur që jam pjesë e këtij aktiviteti të veçantë këtu në Berat, në këto ambiente krejtësisht të rinovuara që do t’u mundësojnë 60 fëmijëve, mes të cilëve një pjesë e mirë të komunitetit rom dhe egjiptian, të ndjekin arsimimin e hershëm në kushte dinjitoze. Dhe modele të tilla duhet të replikohen në të gjithë vendin.

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale

Duke u ndalur te zbatimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve, Ministrja theksoi se qeveria shqiptare ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës, aksesin në shërbime së komuniteteve Rome dhe Egjiptiane, si edhe nxitjen e dialogut ndërkulturor. Investimi prej 12 milion lekë në çerdhen numër 7 në Berat është pjesë e projektit ESERE të qeverisë shqiptare me financimin e Bashkimit Europian.

Ky nuk është investimi i parë i Projektit "Fuqizimi ekonomik dhe social për romët dhe egjiptianët - shtysë për përfshirjen sociale”. Katër bashki janë pjesë e projektit që ka për synim përfshirjen sociale të komunitetit rom dhe egjiptian. Rreth 1200 romë dhe egjiptianë jetojnë sot në kushte dinjitoze falë ndërhyrjeve në infrastrukturë të mbështetura nga ky projekt në Tiranë, Berat, Durrës dhe Shkodër.

Ne shpresojmë që ta zgjerojmë bashkëpunimin për ti krijuar më shumë mundësi integrimi dhe përfshirje sociale personave të këtyre komuniteteve sa i takon strehimit dhe shërbimeve bazë, por edhe punësimit dhe përfshirjes në vendimmarrje.

Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim