Çmimet në treg në prag të
festave qytetarët: Janë të larta

Çmimet në treg në prag të<br />festave qytetarët: Janë të larta<br>
Çmimet e fruta perimeve në tregje nuk kanë pësuar ende rritje, ndërsa tregtarët shprehen se gjatë ditëve të fundit të vitit do të kenë disa fruta e perimeve, të cilat do të kenë çmime pak më të larta se zakonisht.

Sipas konsumatorëve, çmimet janë të njëjta me javët e kaluara, mirëpo mendojnë se janë të larta dhe shpresojnë të mos rriten në ditët në vazhdim.

“Ka një rritje të vogël të çmimeve por jemi mësuar, në krahasim me vitet e tjera nuk shikoj ndonjë ndryshim, kanë filluar ato lëvizjet por nuk kanë ndryshuar shumë, gjithmonë në prag festash ka një luhatje çmimesh, perimet kanë ndryshuar pastaj të tjerat janë njësoj,”tregoj një zonjë që po blinte.

“Janë çmime normale, nuk ka ndryshim,”shpjegoj një tjetër blerës.

“Tani kam ardhur nga Italia dhe çmimet më duken të lira nuk më duken të shtrenjta në krahasim me Italinë, janë më të lira, një muaj kam që kam ardhur,”tha një blerëse që sapo kishte ardhur nga Italia.

“Kam blerë disa karota, kastravec dhe brokul, karota ishte me 40 lekë nuk ishin të shtrenjta, unë jam pensionist dhe për mua janë të shtrenjta,” shpjegoj një pensionist.

Shpesh festat e fundvitit shoqërohen me rritje të çmimeve në tregjet e fruta perimeve. Por, si paraqitet situata e çmimeve apo abuzimeve që mund të bëhen nga tregtarët ditën e sotme.

Ndërsa tregtarët mendojnë se është ende herët për të pasur ndryshime në çmime.

“çmimet nuk janë ngritur në krahasim me vitet e tjera janë njëlloj, nuk ka ndodhur asnjë rritje çmimi, kjo mund të ndodhi në tregje të tjera, ky treg frekuentohet nga shtresa e mesme e popullsisë, nuk do të ketë luhatje çmimesh deri në ditët e fundit të festave,”u shpreh një tregtar.

Në treg një kile domate ditën e sotme ishte 120 lekë ndërsa një kile mandarina 70 lekë.

Sipas, tregtarëve ashtu si çdo vit, dy ditët e fundit të vitit para festës së  ndërrimit të viteve çmimet do të pësojnë një rritje pasi futen dhe mallrat e importit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)