POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dashuria kthehet në tragjedi/ Pse e qëlloi për vdekje Olsi Lelon, babai i 23-vjeçares në Tiranë (Detaje)

Një histori dashurie e kthyer në tragjedi mund të konsiderohet ajo e Olsi Lelos 38-vjeç dhe 23-vjeçares në Tiranë. Gjatë një sherri në ambientet e një lokali te Unaza e Re, babai i vajzës e qëlloi me thikë të riun, ndërsa sot ai ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Shqiptarja.com dhe Report TV mësojnë edhe arsyet pse babai i vajzës, Rezmi Çaushaj, 51-vjeç kundërshtonte lidhjen e tyre të dashurisë. Burimet policore thanë se i riu kish qenë i divorcuar dhe pikërisht ky fakt kundërshtohej me forcë nga babai i vajzës.

Me sa duket refuzimet e të atit kishin qenë të vazhdueshme pasi vajza kishte edhe një urdhër mbrojtje nga gjykata. 

Rezmi Çaushaj kërkonte me ngulm që i riu Olsi Lelo të linte të qetë vajzën e tij dhe prandaj e plagosi një ditë më parë në një nga lokalet në zonën e 'Astirit'. 38-vjeçari nuk mundi t'i bënte ballë plagëve të marra një ditë më parë duke ndërruar jetë mesditën e sotme.

Viktima Olsi Lelo

Njoftimi i policisë për ngjarjen
 
Tiranë

Informacion Paraprak

Plagos me mjet prerës 40 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia kap dhe shoqëron autorin.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit :- R. C.

ma.nd./b.ha.
Komento

Komente

  • Miri: 21/09/2018 05:16

    O z.Fredi nuk e lexon qe ka urdher gjykate.

    Përgjigju
    • Fredi: 21/09/2018 13:11

      Lexoje mire o Miri. Ishin te dashur dhe vajza kushte kerkuar urdher mbrotje nga i jati. Nuk flitet as per keqtrajtim dhe as per trafikim. Me cfare te drejte ja merr jeten ky bageti atehere? Mos ka kryer incest dhe ishte xheloz se arsye tjeter nuk gjej,

    • Ylli: 21/09/2018 09:04

      Urdher gjukate per babain o z.Miri

  • Fredi: 21/09/2018 01:03

    Sa " Olsi " te tjere do zeri vajza more fshatar qe do kalbesh ne burg. Si do ja besh pastaj? Si more pis i more jeten vetem se duheshin? Po tani kush do e ruaje dhe do e qethe vajzen? Nuk eshte prona jote vajza o plehre qe do vdesesh ne burg. Cfare eshte ky mentalitet primitiv vrases tek shqiptaret? E fton per kafe dhe e vret te birin e botes. Nuk behet ky vend o njerez joo.

    Përgjigju