Aksident hekurudhor në Pakistan, treni del nga binarët! 30 të vdekur dhe 100 të plagosur  

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele, në jug të Pakistanit, ku të paktën 30 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se 10 vagonë të trenit kanë dalë nga binarët, pranë stacionit hekurudhor Sahara në qytetin Nawabshah, në jug të provincës Sindh.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë dhjetëra njerëz të cilët ndodhen në vendngjarje, disa prej të cilëve kanë ngecur poshtë vagonëve të rrokullisur.

Ndërsa autoritetet thonë se ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin ku u shënua aksidenti tragjik dhe po punojnë për nxjerrjen e të mbijetuarve, që kanë ngecur poshtë vagonëve.

Aksidentet dhe daljet e trenit nga binarët ndodhin shpesh në sistemin e vjetruar hekurudhor në Pakistan.

Në qershor 2021, dy trena u përplasën mes vete afër Daharkit në Sindh, duke i vrarë të paktën 65 njerëz dhe duke i lënduar rreth 150 të tjerë.

Të paktën 75 udhëtarë u dogjën në një zjarr që e kishte kapluar trenin Tezgam në tetor 2019, derisa nga përplasja e dy trenave në Ghotkit u vranë më shumë se 100 njerëz më 2005.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën