Dasma juaj duhet të jetë perfekte
dhe e tillë duhet edhe torta,ja disa ide

Dasma juaj duhet të jetë perfekte<br />dhe e tillë duhet edhe torta,ja disa ide<br>
Një nga momentet më të shumë pritura të dasmës është prerja e tortës: dora e saj, e shoqëruar me atë të dhëndrit, do të presin fetë e parë të tortës dhe do t'ia ofrojnë atë dhëndrit. Zakonisht skenografia është e njëjtë, një tortë disa katëshe, e cila admirohet thuajse njësoj si fustani i nuses. 

E duke qenë se detaji e bën diferencë, është e nevojshme të njiheni me tendencat më të fundit të dekorimit të saj në mënyrë që gjithçka të jetë e përsosur. Torta tradicionale me rrumbullakët me pana dhe konfete, tashmë është harruar duke i lënë vendin skulpturave me pasta sheqeri. Kjo e fundit një traditë tipike anglosaksone që ka gjetur vend kudo në botën e ‘cake design’.

Një ide origjinale  është “torta e veshur”, e cila ka pak a shumë dekoret dhe veçantitë e fustanit të nuses. Të njëjtat qëndisja, të njëjtën formë, të njëjtën nuancë ngjyre etj. Për më shumë ide bëni mirë ti hidhni një sy fotove më poshtë, dhe mos harroni: Çdo gjë në ditën tuaj më të lumtur duhet të jetë perfekte, ndaj kushtojini vëmendjen dhe kohën e duhur çdo detaji.

[gallery]24779[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital