POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Sherr me komshiun, 36-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin në Elbasan

Foto ilustruese

ELBASAN- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Autori me iniciale L.L., 36 vjeç ka plagosur për motive të dobëta me mjet prerës thikë fqinjin e tij A.Sh., 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll.

36-vjeçari u transportua menjëherë në Spitalin e Elbasanit, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka vijuar punën për kapjen e autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan 

Informacion paraprak 

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me mjetë prerës (thik) të 36 vjeçarit.

Më datë 05.12.2018, rreth orës 16:50, në lagjen "Shënkoll", Elbasan, shtetasi L.L., për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë fqinjin e tij shtetasin A.Sh., 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportua në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

ke.mu.
Komento