POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Dëbora/ Shëndetësia në gatishmëri: Ja masat për përballimin e motit të ftohtë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me strukturat e shëndetësisë për përballimin e emergjencave të mundshme që lidhen me motin e ftohtë. Sipas njoftimit, ekipet e përforcuara të Urgjencës Kombëtare do të jenë në gatishmëri të përforcuar, me personel shtesë edhe pas ditëve të festave, me shërbimin e urgjencës në territor dhe Njësinë e Helikopterëve 24/7. Spitalet janë në gatishmëri për çdo situatë kritike që lidhet me motin e ftohtë që ka përfshirë vendin tonë. Të gjitha qendrat shëndetësore që rrezikojnë bllokimin nga moti i keq, janë pajisur me barna dhe materiale mjekësore shtesë për të përballuar të gjithë periudhën e dimrit. Ministria njofton se janë 92 qendra shëndetësore nga veriu në jug të vendit të pajisura me medikamentet e nevojshme për sezonin e dimrit.

“Në Tiranë vijon shërbimi 24/7 në katër qendra shëndetësore për urgjencat pediatrike dhe përforcim me mjekë në Pediatrinë e QSUT-së. Instituti i Shëndetit Publik vijon informimin e qytetarëve për masat për të përballuar të ftohtin. ISHP rekomandon qëndrimin në ambjente të ngrohta me temperaturë jo më të lartë se 21-23 gradë celsius, të cilat duhet të ajrohen disa herë në ditë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 127 dhe të ndjekin këshillat e ekspertëve të shëndetit publik për të mbrojtur shëndetin nga i ftohti dhe ngricat”thuhet në njoftim. Prej ditës së djeshme vendi është përfshirë nga reshjet e dëborës, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për zona të bllokuara (lexo këtu).

d.ba.
Komento