Ekskluzive/ Dekonspiroi operacionin për 3.4 mln Euro, prokuroria nis hetimet për Bashën

TIRANE-REPORT TV mëson ekskluzivisht se prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e PD, Lulzim Basha për dekonspirim të operacionit në Durrës ku u bllokuan 3.4 milionë euro. Burime pranë prokurorisë konfirmuan për Report Tv se pas padisë së kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla, organi i akuzës ka nisur hetimet për liderin e PD për veprën penale të nxjerrjes së sekretit hetimor në rastin e operacionit të dy ‘Toyota’-ve të mbushura me 3.4 milionë euro. Në padinë e depozituar, që vuri në lëvizje prokurorinë, Balla akuzon Bashën për dekonspirim të operacionit që u finalizua ditën e diel në Durrës dhe për shpifje. 

Po të njëjtat burime konfirmuan për REPORT TV se prokurorët e kanë tashmë një pistë dyshimi sesi ka mbërritur informacioni i operacionit te Basha, ndërsa lideri i PD, sipas gazetarit Arsen Rusta pritet që të merret në pyetje. Ndërkohë që edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim se kush informoi Bashën. Një burim pranë grupit hetimor, disa ditë më parë i tha REPORT TV se operacioni për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në Portin e Durrësit është dekonspiruar nga një punonjësi i SHISH i cili ka vënë në dijeni kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Padia e dytë për shpifje/ Balla dhe Basha përballen në 10 korrik te Krimet e Rënda
Pak ditë më parë Taulant Balla depozitoi në prokurori dy padi ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha për të njëjtën çështje, sekuestrimin e 3.4 mln eurove në Durrës. Ashtu si për padinë e parë për nxjerrje të sekretit hetimor edhe për kallëzimin e dytë për shpifje, prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet. Gjyqtari Luan Hasneziri do të vendosë për padinë, ndërsa në datë 10 korrik ora 13:00 Lulzim Basha dhe Taulant Balla janë thirrur për t'u përballur para trupit gjykues. Gjykata e Krimeve të Rënda ka njoftuar palët për seancën, tashmë mbetet për t’u parë nëse kryetari i PD, Lulzim Basha do të paraqitet në datë 10 korrik, apo do të përfaqësohet nga avokati.

Ky (Balla) ka qenë në Gjermani para tre ditësh, mbajeni mend dhe ka porositur një ‘Toyota Yaris’ por ta kanë zbuluar bashkë me 1.5 nln euro e drogës brenda, do e shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt.

Deklarata e Bashes ne date 21 qershor ne Kuvend, për të cilën e kallëzoi Balla
 


Njoftimi i Gjykates se Krimeve te Renda per padine

DEKONSPIRIMI/ Pasi foli Basha në Kuvend, shoferi mori urdhër: Ikni nga Bari
Deklarata e Lulzim Bashës në Parlament në 21 qershor, se një automjet “Toyota Yaris” ishte kapur në Gjermani me 1.5 milion euro brenda dhe që po planifikohej të futej në Shqipëri, ka bërë që grupi kriminal, i cili tranportonte 3.4 milionë euro, të ndryshonte drejtim. Ndryshe nga dy herët e tjera, kur ata kishin përdorur portin e Anconas në Itali, për të lundruar drejt Shqipërisë, kjo deklaratë e Bashës në seancën plenare i ka detyruar transportuesit të ndryshojnë plan.

Një telefonatë e Eduart Likës, që ndodhej në Tiranë dhe që padyshim është vënë në dijeni të deklaratës së Bashës për Toyotën e ngarkuar me euro, ka bërë që shoferi i kamionit të ndryshojë kursin e lëvizjes. Lika i ka telefonuar atij, duke i thënë se duhej të shmangnin portin e Anconas, ku ishte prerë bileta e lundrimit dhe të shkonin në Bari, prej nga do të udhëtonin me një linjë lundrimi të këtij porti drejt Durrësit.

Kjo, me sa duket, ka qënë një lëvizje e grupit për t’u shpëtuar kontrolleve të repta të policisë italiane, por edhe për të hutuar policinë shqiptare, e cila tashmë kishte marrë dijeni dhe e priste automjetin bizark në kufirin tokësor.  Agim Çeka tha se makinat i ka ngarkuar në Belgjikë Elvis Vladi dhe se janë nisur për në Ankona, por pronari Edi Lika i ka thënë që të shkojë në portin e Barit. Shoferi i trajlerit ka theksuar se në Durrës i priste Fredi, djali i xhaxhait të Elvis Vladit.

Por Alfred dhe Elvis Vladi shumë shpejt kuptuan që as ndryshimi itinerarit nuk mjaftonte për të shpëtuar nga arrestimi. Dhe kështu, pas dekonspirimit nga salla e Kuvendit, dy personat kyç në këtë sipërmarrje kriminale transporti të 3.4 milionë eurove vendosën të largohen në arrati, duke shmangur kështu deri më tani arrestimin. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, gjykata e Durrësit ka caktuar masën e “arrestit në burg” për katër të ndaluarit dhe pritët që çështja t’u kalojë Krimeve të Rënda.

Balla nxori dje foton: Basha me vëllanë e Alfred Vladit, në kërkim për 3.4 mln euro
Kreu i PD, Lulzim Basha, nga akuzues i Taulant Ballës për ngarkesën e 3.4 milionë eurove është akuzuar nga kreu grupit parlamentar socialist se ka njohje me vëllanë e Alfred Vladit, njërin prej dy personave të shpallur në kërkim. Taulant Balla publikoi dje një foto, ku kryedemokrati ka pozuar brenda ambienteve të zyrës në PD me disa persona, ku në të djathtë të tij, sipas Taulant Ballës, qëndron vëllai i Alfred Vladit.

(Lulzim Basha me vëllanë e njërit prej kushërinjve Vladi, të shpallur në kërkim)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 29/06/2018 16:20

    Luli u be per ti bere nje film me mafian Shqipetare ku ai luan krye mafiozin, krye genjeshtarin, por me karakter si femi.

    Përgjigju
    • Andon: 29/06/2018 17:10

      Ahaha sa e bukur! Rolin edhe si femije por efhe si pederast 50 vjecar nderkohe edhe si grua

  • askushi: 29/06/2018 12:22

    mos ja qani hallin Lulushit.....eshte me raport.

    Përgjigju
  • Opozitari i vertete: 29/06/2018 11:08

    He mor Lul, ja te shohim si do bilbilosesh ne Prokurori! Pas Babales shpike teorine me Toyota Yaris, por te rezultoi bllofi i radhes. Vazhdon te jesh i pabesueshem e te humbesh kridibilitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rey Manaj 21 gola në Turqi, shënon në shtesë dhe 'fik' ëndrrën e Fenerbahces për titullin

VIDEO/ Rey Manaj 21 gola në Turqi, shënon në shtesë dhe 'fik' ëndrrën e Fenerbahces për titullin