Departamenti amerikan i Drejtësisë padit 12 zyrtarë rusë për ndërhyrje në zgjedhje

Departamenti amerikan i Drejtësisë padit 12 zyrtarë rusë për ndërhyrje në zgjedhje

Departamenti i Drejtësisë në SHBA

Departameti amerikan i Drejtësisë ka paditur 12 zyrtarë të Inteligjencës së Rusisë, me akuza për ndërhyrje në rrjetet kompjuterike të kandidates demokrate për postin presidencial, Hillary Clinton dhe Partisë Demokratike, ka njoftuar zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein.

“Në padi akuzohen 12 zyrtarë rusë, të cilët kanë bërë komplot për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, ka thënë Rosenstein.

Paditë vijnë vetëm tri ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, që aktualisht gjendet në një vizitë në Britani, të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në një samit në Helsinki.

Këshilltari Special, Robert Mueller është duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-ës në SHBA.

Në këtë hetim deri më tani janë paditur 20 persona dhe tri kompani. Rosenstein ka thënë se të pandehurit kanë qenë të lidhur me disa amerikanë gjatë komplotit, mirëpo ka shtuar se nuk ka dyshime se ndonjë qytetar amerikan ka kyer ndonjë krim.

Zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm ka thënë se të akuzuarit kanë punuar për dy njësi në shërbimit të inteligjencës së Rusisë.

Sipas tij, të pandehurit kanë vjedhur dokumente elektronike dhe kanë kryer aktivitetete tjera të dëmshme përmes ndërhyrjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm