Deportimi i 6 'gylenistëve', Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm

Deportimi i 6 'gylenistëve', Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm

Ramush Haradinaj dhe Flamur Sefaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Vendimi ka ardhur pas urdhrit të Sefajt një ditë më parë, për deportimin drejt Turqisë të gjashtë mësuesve të një kolegji turk në Prishtinë, të cilët akuzohen nga Erdogan si mbështetës të klerikut Fetullah Gylen. Ky i fundit, sipas Ankarasë, është truri i grushtit të shtetit të dështuar në korrik 2016.

“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhet në dokumentin e Haradinajt i cili ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për deportimin e turqve Haradinaj tha një ditë më parë se nuk kishte informacion, ndërsa paralajmëroi ndëshkime për titullarët përgjegjës të institucioneve. 


(Letra e Haradinajt për ministrin e Brendshëm)

Gjithashtu, Haradinaj ka shkarkuar nga detyra edhe kreun e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi. Haradinaj në letrën drejtuar Gashit thotë se “dje nga të gjithë mekanizmat e sigurisë kam pranuar raportime zyrtare lidhur me çështjen e ndërprerjes së leje qëndrimin, ndalimit dhe deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë”. 

Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet. Duke marrë parasysh se si kryeministër i Kosovës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë fare i informuar nga Agjensia që ju drejtoni, kërkoj nga ju: Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të AKI-së”, shkruan ndër të tjera në letrën e Haradinajt dërguar Gashit.


(Letra e Haradinajt drejtuar Gashit)

Gjashtë mësuesit e deportuar ishin drejtues të Kolegjit "Mehmet Akif". Vendimi për dërgimin e tyre në Turqi shkaktoi mjaft reagime ditën e djeshme në Prishtinë, ndërsa Haradinaj paralajmëroi masa të ashpra ndaj përgjegjësve të këtij akti.  

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KOZi: 30/03/2018 14:00

    Nuk e dij si quhet ne zhargonin diplomatik por ne zhargonin popullor quhet poshtersi !...tung

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes