Deportimi i 6 'gylenistëve', Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm
Vendimi ka ardhur pas urdhrit të Sefajt për deportimin drejt Turqisë të gjashtë mësuesve të një kolegji turk në Prishtinë, të cilët akuzohen nga Erdogan si mbështetës të klerikut Fetullah Gylen.
Ramush Haradinaj dhe Flamur Sefaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Vendimi ka ardhur pas urdhrit të Sefajt një ditë më parë, për deportimin drejt Turqisë të gjashtë mësuesve të një kolegji turk në Prishtinë, të cilët akuzohen nga Erdogan si mbështetës të klerikut Fetullah Gylen. Ky i fundit, sipas Ankarasë, është truri i grushtit të shtetit të dështuar në korrik 2016.
“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhet në dokumentin e Haradinajt i cili ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për deportimin e turqve Haradinaj tha një ditë më parë se nuk kishte informacion, ndërsa paralajmëroi ndëshkime për titullarët përgjegjës të institucioneve.

(Letra e Haradinajt për ministrin e Brendshëm)
Gjithashtu, Haradinaj ka shkarkuar nga detyra edhe kreun e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi. Haradinaj në letrën drejtuar Gashit thotë se “dje nga të gjithë mekanizmat e sigurisë kam pranuar raportime zyrtare lidhur me çështjen e ndërprerjes së leje qëndrimin, ndalimit dhe deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë”.
“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet. Duke marrë parasysh se si kryeministër i Kosovës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë fare i informuar nga Agjensia që ju drejtoni, kërkoj nga ju: Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të AKI-së”, shkruan ndër të tjera në letrën e Haradinajt dërguar Gashit.

(Letra e Haradinajt drejtuar Gashit)
Gjashtë mësuesit e deportuar ishin drejtues të Kolegjit "Mehmet Akif". Vendimi për dërgimin e tyre në Turqi shkaktoi mjaft reagime ditën e djeshme në Prishtinë, ndërsa Haradinaj paralajmëroi masa të ashpra ndaj përgjegjësve të këtij akti.
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.3%
-
Jo
11.2%
-
S'do votoj
7.5%
Vota total: 690
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Haradinaj akuzon Kurtin se po tenton të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve: Po vonohet publikimi paraprak, institucionet e drejtësisë të nisin hetim
11 Shkurt, 22:55
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosja e Albin Kurtit e para, por kush i ka votat për Qeverinë?
10 Shkurt, 09:16
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti forcë e parë me 40.83%, por nuk arrin shumicën! Pason PDK me 22,15%, LDK 17.59% dhe AAK-NISMA 7.47%
9 Shkurt, 19:37
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në votime mbi 40 për qind, më e ulët se më 2021 dhe 2019! Policia: Procesi ishte i qetë, pa incidente madhore
9 Shkurt, 07:08
-
Haradinaj: Përplasja e Kurtit me Grenell, serioze! Nëse fiton zgjedhjet, rrezikojmë mbrojtjen e Kosovës
5 Shkurt, 11:42
-
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
4 Shkurt, 18:31
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Haradinaj: Kurti po mbron krimin dhe korrupsionin duke mos shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime
29 Dhjetor 2024, 13:41
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Seancë e jashtëzakonshme për ushtarët në Kosovë, Haradinaj: Kurti, spiun i Serbisë! Tradhtar që e lë ushtrinë pa bukë
14 Tetor 2024, 13:42
-
Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për përgjimin Kusari-Radoiçiç, Vetëvendosja e bojkoton, Haradinaj: Komunikoi me porosi të Kurtit!
11 Tetor 2024, 17:55
-
Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë, Albin Kurti!
10 Tetor 2024, 16:28
Nuk e dij si quhet ne zhargonin diplomatik por ne zhargonin popullor quhet poshtersi !...tung
Përgjigju