Detaje të reja/ Si u zbulua pas dy muajsh qëndrimi në Itali shqiptari i ISIS, plani që kishte thurur

Detaje të reja/ Si u zbulua pas dy muajsh qëndrimi në Itali shqiptari i ISIS, plani që kishte thurur

Foto ilustruese

Mediat italiane publikojnë të tjera detaje mbi 28-vjeçarin shqiptar, i cili dyshohet të jetë një luftëtar i ISIS i infiltruar në Itali. Siç shkruan Corriere Romagna, shqiptari i kapur kishte hartuar një plan të mirë menduar me qëllim që të merrte leje qëndrimi në Itali.

“Kishte ardhur me bashkëshorten e tij shtatzënë që ajo të lindte në Itali. Kjo do ta lejonte të merrte një leje qëndrimi dhe në këtë mënyrë do të vazhdonte të punonte në hije për misionin e tij në emër të xhihadit”.

 

Shqiptari i konsideruar i rrezikshëm për shkak të lidhjeve të tij me organizatat terroriste që kanë bazën në Irak dhe Siri, ishte vendosur në Castel Bolognese, ku kishin disa të afërm të cilët e kishin ndihmuar të akomodoheshe bashkë me bashkëshorten. Ata të dy kishin hyrë në Itali dy muaj më parë. Në këto dy muaj, ai kishte punuar në të zezë si elektricist, por shërbimet sekrete italiane ranë në gjurmët e tij.

Shqiptari u vu nën vëzhgim nga DIGOS, një divizion i posaçëm në policinë italiane që merret me hetimet për çështje të ndjeshme që lidhen me terrorizmin, krimin e organizuar dhe çështje të rëndësishme të rrëmbimit të fëmijëve apo dhe zhvatjes. Në momentin kur u arrestua në shtëpinë e tij në Ravena ai nuk bëri rezistencë. Pranoi se kishte luftuar për ISIS dhe se kishte qenë aktiv në zonat e konfliktit siro-iraken si pjesë e organizatave terroriste Jabhat al-Nusra në fillim dhe më pas me Shtetin Islamik.

Shkrimi në mediat italiane

Kthimi i shqiptarit në Atdhe u bë më 23 gusht, por lajmi doli një javë më pas. Mediat italiane thonë se ua kanë dorëzuar atë autoriteteve shqiptare të cilat deri tani nuk kanë nxjerrë asnjë njoftim zyrtar për këtë çështje. Madje as emri i tij nuk bëhet i ditur për arse se hetimet në Itali vazhdojnë.

Sipas të njëjtave burime ai është konsideruar si “një nga xhihadistët më të rrezikshëm të pikasur ndonjëherë në provincën e Ravenës". Ai kishte marrë pjesë aktive në luftimet për ISIS në Siri dhe Irak, por pas kthimit në Europë kishte mbajtur një profil të ulët në publik për të mos rënë në sy.

Nuk kishte asnjë profil në Facebook, me një temperament të tërhequr, por në të njëjtën kohë edhe ekstremist radikal në stilin e jetës dhe në raport me të afërmit e tij. 28-vjeçari nuk frekuentonte xhaminë e Ravenës dhe nuk ishte shfaqur as në shtëpinë e tij në momentet e faljes. Ky ishte profili i ndërtuar nga skuadra e DIGOS ku bënin pjesë hetues dhe ekspertë të fushës së ekstremizmit fetar në bashkëpunim me anti-terrorizmin e Romës.

“Corriere Romagna” shkruan se operacioni u bazua në lëvizjet klasike si monitorimi, përgjimet dhe ndjekja në terren. Nga rezultatet e këtyre hetimeve autoritetet italiane arritën në përfundimin se shqiptari përbënte një mundësi për tu kthyer në katalizator të ekstremistëve në këtë territor. Emri i tij rezultonte mes atyre për të cilët kishte sinjalizime nga bashkëpunimi mes vendeve evropiane për luftën ndaj terrorizmit. Për më tepër që edhe xhaxhai dhe baxhanaku i tij ishin arrestuar në 2015-ën po nga DIGOS me akuzën e rekrutimit të minorenëve për çështjen e xhihadit.

Ky është i treti që nga fillimi i vitit që dëbohet nga provinca e Ravenës, mes 82 rasteve të dëbimit të kryera nga Italia.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës