Masakruan gruan e xhaxhait, kapet njëri nga nipërit, në kërkim kunati me djalin tjetër

Masakruan gruan e xhaxhait, kapet njëri nga nipërit, në kërkim kunati me djalin tjetër

Qefsere Koleci, gruaja e dhunuar nga kunati me dy djemte

DURRËS-Disa orë pas ngjarjes së sotme në Manëz, ku Medi Koleci së bashku me dy djemtë dhunuan duke goditur me sëpatë kunatën është arrestuar njëri nga autorët. Ai është Admir Koleci 28 vjeç, banues në Manëz, ndërsa u prangos në fshatin Armath.

Ndërkohë që vijojnë që të jenë në kërkim kunati së bashku me djalin tjetër Medi Koleci 61 vjeç dhe A.K. 32 vjeç. Medi Koleci sapo doli nga komisariati ku u shoqërua për disa orë, së bashku me dy djemtë e tij kanë dhunuar Qefsere Kolecin.

Ata e goditën me sëpatë duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërsa më pas e hodhën në kanal. E ndërsa 55-vjeçarja ndodhet në spitalin e Traumës, policia prangosi njërin nga nipërit e bashkëshortit të saj që e goditën.

Si nisi konflikti për rrugën mes dy vëllezërve
Familja e gruas së dhunuar prej 5 vitesh endej dyerve të gjykatës për të gjetur drejtësi, pasi kunati i saj kishte zaptuar një rrugë shtetërore tek e cila Qefserja e familja e saj kalonin prej 23 vitesh për të shkuar në tokën e tyre.

Djali i saj Eltoni tha se Bashkia e Durrësit ju dha atyre të drejtë dhe IKMT-ja ndërhyri për të hapur rrugën, por ky veprim ka inatosur xhaxhain e familjarët e tij. Ai ka tentuar që të bllokojë sërish rrugën pas ndërhyrjes se IKMT, por policia e ka shoqëruar disa orë, ndërsa sapo e ka liruar, ai së bashku me djemtë në shenjë hakmarrje kanë dhunuar sot 55-vjeçaren. 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë