Dhëmbë të bardhë, flokë pa yndyrë, zbuloni 'magjinë' që mund të bëjë ky frut për bukurinë tuaj...

limon

Sapo përmendet vetë fjala limon shkakton një drithërimë të trupit, pasi direkt ju vjen në mendje shija e hidhur e tij. Mirëpo pak persona e dinë që përfitimet e tij janë shumë të mëdha në lidhje me bukurinë.

Flokët: Në flokët tuaj aplikoni pak lëng limoni duke i masazhuar lehtë. Në këtë mënyrë vitaminat B, C dhe A do të ndihmojnë për të eliminuar yndyrën e tepërt dhe do të pastrojë në thellësi. Limoni gjithashtu ju ndihmon të hapni ngjyrën e flokëve në ,ënyrë natyrale. Mjafton t’i ekspozoni në diell, flokët e lyer me limon.

Lëkura: Limoni është gjithashtu një aleat mjaft i mirë për ju nëse keni lëkurë të yndyrshme. Vendosni pak lëng limon në fytyrë në mënyrë që të zvogëloni prodhimin e vajit natyral dhe të ndaloni formimin e njollave të zeza. Nëse aplikoni një limon të vogël në njollat kafe për 10 minuta dhe do të vini re dallimin.

Sqetulla: Limoni mund të zëvendësojë në mënyrë perfekte deordorantët. Eliminon erën e pakëndshme dhe gjithashtu edhe shenjat e errëta që krijohen në këtë zonë.

Gjunjët: Nëse keni pasur gjithmonë gjunjë të fortë dhe të acaruar, merrni gjysmën e një limoni dhe fërkoni gjunjët. Do t’ju ndihmojë t’i zbusni ato.

Buzët: Do të mjaftonte vetëm një limon dhe një bustin e vogël sheqeri. Trazojini bashke dhe do të merrni masën e duhur që do të shërbejë për të pasur një gojë ‘të puthshme’ 24/7.

Thonjtë: Zhytini thonjtë në një enë me lëng limoni. Kështu do të eliminoni të gjitha bakteret dhe toksina të mbetura në to. Nëse doni t’i forconi, përdorni një shtresë limoni të përzier me vaj ulliri.

Dhëmbët: Limoni shërben gjithashtu edhe për zbardhjen e dhëmbëve. Përzieni bikarbonat me limon dhe me anë të një furçe dhëmbësh pastrojini ato me këtë përzierje për disa minuta, pastaj shpëlajini.

fl.mi.
Komento