Dialogu Kosovë-Serbi, mesazhi i Hahn: Ja cili është hapi i radhës

Dialogu Kosovë-Serbi, mesazhi i Hahn: Ja cili është hapi i radhës

Johannes Hahn

Komisioneri për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se zgjidhja afatgjate për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë nënkupton një zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

“Hapi i radhës është normalizimi në nivel gjithëpërfshirës, dhe në të dy anët, me ndihmën e Federica Mogherinit, të definojnë përmbajtjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese”, ka thënë Hahn në një intervistë për median serbe, “Tanjug”.

Ai ka vlerësuar se dialogu i deritashëm ka çuar në normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç në korrik të vitit 2017, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini, kanë nisur punën në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në formë të marrëveshjes ligjërisht obliguese. Gjatë viteve, dialogu ka sjellë në normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, ndërsa hapi i radhës është që ai normalizim të dërgohet në nivel gjithëpërfshirës. Të dy palët, me ndihmën e Federica Mogherinit, duhet të definojnë përmbajtjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese”, ka sqaruar Hahn, transmeton Koha.net.

Ai ka përsëritur se me normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve do të përfitojnë të dyja vendet dhe do të jetë në interes shumë të madh për rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. Johannes Hahn thotë se BE-ja tani pret që marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe të zbatohet pa vonesa.

“Marrëveshja parasheh që statuti i AKS-së të formulohet për katër muaj nga nisja e punës në të. Kryeministri i Kosovës u ka dhënë mandat ekipit që të nisë punën më 4 prill që do të thotë se afati përfundon më 4 gusht”, shtoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm