Dibrani: Me ardh e me i pa rrugët tona humb kali bashkë me samar/ Rama:Shqetësim real

Dibrani: Me ardh e me i pa rrugët tona humb kali bashkë me samar/ Rama:Shqetësim real

Një tjetër qytetar i shprehu kryeministrit Edi Rama, një shqetësim që lidhej me mungesën e infrastrukturës rrugore. Agim Mura nga komuna Luzinjë në Dibër tha se rrugët në zonën ku ai jeton janë në një gjendje shumë të keqe. Rama ia ktheu përgjigjen dibranit duke i thënë se ky është një shqetësim real që lidhet me administrimin nga komunat.

 “Zona ku jam unë kanë të gjithë nevojë për ndihmë ekonomike . Me ardh atje e me i pa rrugët tona humb kali bashkë me samar. Kam ardhur për një të drejtë. Të drejtën kërkoj.”-tha banori i Dibrës

“Shumë respekt për ju.  Shqetësim real, jo vetëm në komunën tuaj por në shumë komuna. Duhet adresuar në vijimsi nga shumë komuna. Ngarkesa e ish-komunave me personel kot është e patolerueshme”-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Gruaja “preket” para Ramës: Dua t’ju përqafoj! Më bëtë gruan më të lumtur në botë


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës